Ngjela: Refugjatët i kërkoi vetë Rama, ngrihuni e rrëzjeni

Nga Spartak Ngjela – Rama: nga pranimi i armëve kimike të Sirisë, te kërkesa për refugjatët e Sirisë.
Është krejt e njëjta gjë, se dhe armët i kërkoi vetë Rama.

l.
Janë shumë ata që më pyesin: vërtet do të pranojë refugjatë sirianë ky kaqoli që kemi sot kryeministër?
Pse më pyesni mua – iu them unë- ngrihuni dhe rrëzoheni.

Shenjat janë se këta refugjatë i ka kërkuar ky. Njëlloj sikurse kërkoi armët kimike të Sirisë.
Po, a do t’ia pranojë Uashingtoni?
E rëndësishme për shqiptarët është që politika amerikane t’ia denoncojë kërkesën e tij. Se pastaj ia gjejnë vendin shqiptarët.

Por lajmi ka ngërç logjik, se numuri prej 600 mijë refugjatësh krijon një shtet të ri në Ballkan. Pse, këta që flasin qesim për 600 mijë refugjatë, sa banorë e dinë Malin e Zi ?
Mali i Zi sot është 650 mijë banorë.

Po nuk ka nevojë se Rama është i ikur.
Po pyetja është kjo: pse nuk ikën vetë ky pafille, vërtet mendon se mund të fitojë mbijetesën me paratë e korrupsionit edhe pse është krejt i paaftë?
Jo, ai po kërkon destabilizimin e Shqipërisë me çdo kusht. Që të ikë nga Shqipëria në Stamboll si i përndjekur.
Por, a do ta realizojë.
Destabilizimin e Shqipërisë?
Kjo është pamundësi absolute.

ll.
Gjithë shpresa e Ramës dhe Saliut ka qenë mos-hapja e negociatave.
Për këtë i kanë luajtur të gjithë gurët.
Po ndërkohë e shohim se kanë dështuar.
Hapja e negociatave është një akt politik i Komisionit Europian, dhe nuk është votim në parlamentet përkatëse të vendeve të BE. Votimi parlamentar vjen në çastin e pranimit të anëtarësisë.

Menjëherë vendi negociator nënshkruan një marrëveshje me Komisionin për të pranuar 35 kapitujt që përbëjnë negociatat, dhe për këta kapituj negociohet vazhdmisht.
Të 35 kapitujt, janë në fakt ato që po presin shqiptarët sot: drejtësia, tregu dhe administrata shtetërore.
Domethënë, për faktin që ligjet e reformës në drejtësi kanë përfunduar, kapitujt e negociatave skartojnë korrupsionin shqiptar duke vendosur drejtësinë.

Kjo është arsyeja që Sot të korruptuarit e mëdhenj po duan me çdo kusht destabilizimin e Shqipërisë. Dhe, në këtë kontekst, sigurisht që janë edhe refugjatët sirianë.

Por nuk shoh asnjë mundësi për këta refugjatë, se koncepti e rrëzon numri 600 mijë.
Është për të qeshur: 600 mijë refugjatë nuk i akomodon dot as Amerika.
Po pse ka dalë shifra?
Diçka ka luajtur… por jam i bindur se këtu ka ndërhyrë edhe mëndjengushtësia ë kryeministrit shqiptar.
Gjithsesi këta të korruptuar të dy krahëve të politikës në çdo çast mendja iu punon për të krijuar destabilizim në Shqipëri.
Por e kanë nga e keqja, prandaj le të notojnë dhe ca pak kohë në ujërat e tyre…
Negociatat do të hapen domosdoshmërisht.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Aksioni në zonat turistike – Tatimet nisin verifikimet në terren, kontroll në mbi 20 mijë biznese

Pas paralajmërimit që u është bërë sipërmarrjeve në zonat turistike që të...
Read More