Ngjela: Revolucioni i Saliut është një flluskë sapuni

Nga Spartak Ngjela – Shikoheni se çfarë po kërkohet nga Sali Berisha dhe tabori i tij i vjedhësve: “dilni në revoltë, të shkatërrojmë Shqipërinë që unë dhe vjedhësit e mi të shpëtojmë kokën dhe gjënë e vjedhur”. Kjo është kërkesa Berisha.
Është marrëzi, por ja që është e vërtetë.

Po populli kundër kujt duhet të ngrihet?
Esencialisht shqiptarët duhet të ngrihen kundër Amerikës që Saliu t’i shpëtojë ndëshkimit dhe shpronësimit që po i vjen nga Reforma në Drejtësi, e cila po drejtohet nga politika amerikane si angazhim i saj para shqiptarëve; dhe në funksion të politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor.

l.
Shqipëria po krijon rastin e dytë historik ku vjedhësit e popullit, pasi kanë grabitur popullin e tyre, i drejtohen popullit që ky t’iu shpëtojë pasurinë e vjedhur.
Ja, ky do të jetë shkrimi më i saktë që do shkruhet pas një viti për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Po rasti i parë kush ka qenë?
Rasti i parë ka qenë ai i Enver Hoxhës, i cili i kërkoi popullit shqiptar të hante bar, në mënyrë që Enver Haxha të mund të ruante pushtetin e tij dhe salltametet që i jepte pushteti.

Por në rastin e parë shqiptarët u nënshtruan nga frika dhe në frikë e pranuan izolimin dhe ushqimin me bukë thatë. Kurse në rastin e dytë; për faktin që treshja e madhe e vjedhësve nuk ka forcë të trembë popullin; sigurisht që shqiptarët do tallen me të tre këta.

Në fakt kjo është ajo që na ka thënë Volteri, sepse, sipas idesë së tij për historinë, na duhet të themi së, nëse në rastin e parë shqiptarët u zhytën në tragjedi; ky rasti i dytë, edhe pse me dhimbje, kuptohet që është komedia përmbysësë e tre hajdutëve të mëdhenj të shqiptarëve: Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës.
Të tre, të bashkuar nga halli, po presin që të ngrihen shqiptarët sot në mbrojtje të vjedhjes së tyre.
Po a do të ngrihen shqiptarët sot?
Jo, ata do të tallen me hallin e vjedhësve të tyre.
Më “fatkeqi” do të na dalë Rama, se ky pafille ka shpresë që të ngrihen hordhitë e Saliut.

ll.
Asgjë nuk mund të ndodhë; fati i vjedhësve shqiptarë është i përcaktuar: do të shpronësohen dhe do të akuzohen
Por Kur? Pyesin me të drejtë shqiptarët.
Sigurisht që ndëshkimi i vjedhësve dhe shpronësimi i tyre duhet të bëhet me ligj dhe me gjykatë. Por vjedhësit e zvarriten gjykatën speciale dhe prokurorinë speciale.
Dhe duhet të kujtohemi që me këto gjykata që janë sot, nuk mund të dënohet dot korrupsioni dhe krimi shtetëror shqiptar.

Por tani gjithçka është në fund. Gjykata speciale dhe prokuroria speciale janë në udhën e ngritjes reale të tyre. Pikërisht kjo ka trembur Saliun që u derdh i gjithi në Kukës për të bërë revolucion.
Qesharak.
Por çdo vjedhës kur kapet, është qesharak me revoltën e tij.

E patë që nuk bënë dot gjë fare dje?
Sepse ishte në këmbë policia.
Por edhe këtu ka diçka që e di edhe Saliu: policinë dhe forcat speciale nuk i drejton Edi Rama, por Amerika dhe ministri i Brendshëm Xhafaj.
Ja kjo është arsyeja që gjithçka dje u shpua si një tullumbace.
Asgjë nuk mund të ndodhë. Të tre vjedhësit e mëdhenj kanë marrë rrugën drejt likuidimit të tyre ligjor, por ama, më memdjelehti sigurisht doli kryeministri Rama që shpreson të hordhitë e Saliut, kurse amerikanët që tani e njohin mirë, i morën policinë dhe e vunë në shërbim të shqiptarëve dhe kundër krimit.

Kjo është gjendja antikorrupsion në Shqipëri. Të korruptuarit nuk kanë më asnjë shpresë. Ata një e nga një do t’ i nënshtrohen fatit të të akuzuarit; madje, nëpër zyrat e specializuara, akuzat ndërkohë janë të formuluara juridikisht.
Revolucioni i Saliut është një flluckë sapuni.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Flet mjeku që firmosi dorëheqjen: Edhe në burg nuk rrinë 6 veta në një dhomë

Ditën e djeshme, 8 mjekë të Urgjencës Qendrore në QSUT kanë njoftuar...
Read More