Nis marshimi i opozitës: Ndiqeni LIVE protestën. Basha flet para protestuesve: Sytë tanë kërkojnë dritën e Perëndimit

 
Ka nisur protesta e opozites së bashkuar.

Ashtu siç ishte paralajmëruar opozita proteston duke nisur nga ora 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në orën e përcaktuar për nisjen e protestës, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë nga selia blu, shoqeruar nga deputete demokrate dhe i eshte bashkuar protestuesve qe ishin mbledhur.

Në krye te tyre, nisi marshimi proteste i planifikuar nga PD.

Në të njejten kohe ka dale edhe kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, shoqeruar ne krah nga nje vajzë e vogël dhe ish-ministrja Klajda Gjosha.

Protestuesit u grumbullohen para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa mjaft qytetarë kanë ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.

Me banderola të ndryshme kundër qeverisë, dhe pas shpalosjes së simbolikave tek ministria e Brendshme dhe ish hotel Dajti, protestuesit u bashkuan aty ku sipas axhendës do të flasë vetëm kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së janë parë të nisen në këmbë nga selitë e partive për t’iu bashkuar protestuesve.

Protestuesit nuk mbajnë flamuj partiakë, por flamuj shqiptarë, të BE, të Gjermanisë dhe SHBA.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mban fjalim përpara protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

“Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për etë treguar se jemi europianë. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojnë se nuk pranojmë autokracinë, se nuk mbyllim sytë përpara drogës”.

***********

Përpara mijërave protestuesve të mbledhur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Lulzim Basha theksoi se problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni. Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar.

Pjesë nga fjala e Bashës

Sot, në këtë shesh jemi mbledhur me qindra mijëra për dritën e së vërtetës, për diellin tonë që lind në perëndim. Për atë dritë që na u mohuar për gjysmë shekulli, për atë dritë që këto ditë e kanë bllokuar.

Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg.

Sot jemi mbledhur në këtë shesh për të treguar se jemi europian. E si të tillë besojmë te shteti ti së drejtës. Sot protestojmë për liri, drejtësi e demokraci. Jemi këtu për t’iu drejtuar perëndimit, se qeveria bizantine nuk përfaqëson popullin, aspiratën e shqiptarëve.

Përpjekja jonë nuk është luftë për pushtet, është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes njerëzve që duan drejtësi dhe atyre që e kanë kapur drejtësinë.

Problemi që ka sot Shqipëria është mungesa e demokracisë, rënia e shtetit të së drejtës, është shteti i kapur nga krimi e korrupsioni.

Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojmë se ne nuk e pranojmë autokracinë, korrupsion e nuk mbyllim sytë para krimit dhe korrupsionit.

Rilindja nuk degradoi rrugës, por ishte një projekt kriminal i një individi. Që ditën e parë ajo e grabiti vendit. Ka krijuar një sistem kriminal.

Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga populli i bashkuar.

Duhet të keni besim tek vota, kur njerëzit nuk kanë besim tek ajo, vota do të shitet e blihet. Vota arma e në dorë e njerëzve. Ne kemi nevojë që ne mund të bëjmë Shqipërinë. Sa herë që njerëzit bëhen bashkë, ia kanë dalë. Nëse bëhemi me qindramijëra, pushteti do të bëhet i njerëzve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Nënat trajtohen me Viagra gjatë shtatzënisë, vdesin 11 foshnje në Holandë

  Disa femra holandeze u bënë pjesë e një studimi i cili...
Read More