Nis me tension e përplasje protesta e opozitës te Ministria e Brendshme, “Xhafaj ik, ik, jep dorëheqjen, qeveri e krimit, turp, turp”

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj doli me i fortë nga dita e sotme. Kryeministri Edi Rama tha se Fatmir Xhafaj nuk mban as përgjegjësi ligjore dhe as morale.

Menjëherë pas këtij vendimi, demokratët janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme.

“Xhafaj ik, Xhafaj ik, ik, jep dorëheqjen, qeveri e krimit, turp, turp”, janë disa nga thirrjet e protestuesve.

Më herët protestuesit kishin vendosur në shkallët e Ministrisë së Brendshme disa kuti që simbolizonin drogën, por që më pas u zhvendosën nga policia.

Edhe pse marrin pjesë sekretarë të PD-së, zyrtarisht lidershipi i partisë ka vendosur që të mos mbajë ndonjë fjalim, duke e cilësuar tubimin si një protestë e qytetarëve.

Protesta ka nisur me tension që në fillim pasi qytetarët kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë.

Në krye të protestës u pa këngëtari i njohur, Stresi (Arkimed Lushaj).

Bashkë me të ishte edhe babai, Sali Lushaj.

Ata njihen si përkrahës të Partisë Demokratike. 

 
stresi1stresi3
 
 
protesta1protesta2protesta3protesta4protesta5
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

“Ilindenska Republika Makedonija”? Tsipras-Zaev akord në parim për emrin e ri

  Pas samitit të Sofjes mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, gjatë...
Read More