Nis përplasja: Tom Doshi dhe Saimir Tahiri e kanë me Edi Ramën

Ka mjaftuar një fjali në Kuvend nga kryeministri Edi Rama, që tensioni të ndjehet brenda të majtëve.

Pavarësisht se opozita kishte braktisur sallën, Edi Rama bëri një paralajmërim.

“Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës”, tha Rama.

I revoltuar, i pari që reagoi ishte Tom Doshi.

“Edhe ti do të bësh vetingun,” tha ai.

Por paralajmërimi u duk se shkoi edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit foli jashtë Kuvendit.

“As më mbron njeri dhe as dua njeri të më mbrojë. Për mua ka vlerë e vërteat dhe nuk ka vlerë askush që mund të më pengojë në rrugën time për të bërë drejtësi. Nuk besoj që do të ketë bir nëne dhe bir kurve që do më pengojë”, tha Tahiri para gazetarëve.

Ai përdori kështu një shprehje të ngjashme me atë që pati përdorur kryeministri Edi Rama një dekadë më parë.

“Nuk ka në këtë qytet asnjë bir nëne e as ndonjë bir kurve që të ketë qoftë edhe 20 qindarka të vetat në xhepin tim!”, pati deklaruar Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Video-skandali në Kuvend/ Ruçi largoi Gardën, Rama futi në sallë rojet e armatosura

  Tensionet e ditës së sotmë në Kuvendin e Shqipërisë, e kanë...
Read More