Nis restaurimi i lapidarëve të komunizmit, ministrja Kumbaro shpjegon arsyet e vendimit

big

Në fshatin Shepër të Zagories është restauruar lapidari që përkujton themelimin e Brigadës së VIII sulmuese.

Në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës monumentet që përkujtojnë ngjarje të Luftës së Dytë Botërore si dhe data historike gjatë periudhës së komunizmit janë duke u degraduar.

“Ne si Këshill Qarku duke marrë parasysh detyrimin ligjor që kemi për rikonstruksionin e këtij monumenti të dëshmorëve tonë, ne kemi bërë një rikonstruksion me buxhetin tonë. Ne do të vijojmë t’i mbështesim të tilla aktivitete dhe të tilla gjera që e të bëjmë ët mundur që brezat të vijnë që pas nesh, të mos e harrojnë prejardhjen”, shprehet Armand Hila, kreu i Qarkut Gjirokastër.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se kjo trashegimi është pjesë e memories historike dhe avantazh për zhvillimin e turizmit në këtë zonë të largët.

“Mbledhim këtu tre breza, më vjen mirë që këtu kemi edhe fëmijët, edhe veteranët, një mundësi shumë e mirë jo vetëm për të shkëmbyer ngjarjet historike. Por mendoj se është një mundësi e mirë për të kthyer vëmendjen për të rikthyer vëmendjen në një nga zonat me potencial të madh turistik”, – shprehet Kumbaro.

4 lapidarë në memorie të 4 brigadave sulmuese të themeluara në nivel qarku pritet të restaurohen në prag të ditës së Dëshmorëve, më 5 maj, ndërkohë që qindra objekte të tjerë gjenden në inventarin e bashkive dhe njësive të vogla administrative.

Shkruar Nga
More from Revista User

Femrat e estradës ‘çmenden’ në dasmën e Labit

Pas dasmës së Xhensila Myrtezajt me Bes Kallakun dhe asaj të Getoar...
Read More