Nis sërish lufta e bandave në Elbasan, shënjestër ishte fisi i njohur…

Rikthen sërish konfliktet për fisin Çapja. 

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu” pak para shpërthimit të Fuoristradës në lagjen “5 Maji”.

Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi sot në këtë qytet, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar nga një automjet në drejtim të fisit Çapaj.

Policia dyshon se persona të paidentifikuar kanë qëlluarme armë nga mjeti me targë “AA 616 AB” dhe më pas janë arratisur duke e futur makinën në rugicat e lagjes “5 Maji” dhe duke e djegur atë.

Targa e mjetit në fjalë ka rezultuar e falsifikuar. Policia zbuloi se mjeti me targë origjinale ndodhet tek pronari i tij.

Disa burime për mediat flasin se dyshohet një atentat drejt fisit Çapja.

Banorët e zonës kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

Pas shpërthimit, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, zonë që njihet si “Pallatet e bashkisë” dhe ka nisur hetimet.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”.

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se:

Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve.

Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Erdogan-Putin marrëveshje për reaktorin e parë bërthamor në brigjet e Mesdheut

  Udhëheqësit e Rusisë dhe të Turqisë njoftuan të martën nisjen e...
Read More