Nisin arrestimet/Në pranga shoferi që “goditi” policinë, zbulohet pse nuk u përgjua në gusht

Që pas mbrëmjes që 18 shtatorit, Elbasani është kthyer në qendrën e debatit dhe akuzave se policia e shtetit është e dobët përballë krimit. Pas akuzave të ambasadorit amerikan, Donald Lu, mbërmjen e së mërkurës, policia e Elbasanit konfirmoi arrestimin e Enea Bekteshin, i dyshuar si shofer në “Audin” e blinduar që goditi makinën e nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit, Gjergj Oshafi. Bekteshi u arrestua nga efektivët e Policisë së Elbasanit dhe Njësia Operacionale në banesën e tij me Cërrik. Gjatë kontrollit në shtëpi, atij iu gjet edhe një sasi marijuana. Policia dyshon se këtë qytet mund të jenë fshehur edhe Suel e Petrit Çela, të shpallur në kërkim po për këtë ngjarje. Suel Çela është i dyshuar gjithashtu se ndodhej në makinën e blinduar. Në këtë qytet prej disa ditësh janë edhe forcat RENEA.

Ngjarja

Mbrëmjen e 18 Shtatorit, policia arrestoi Ledio Zabelin dhe Kelmend Xhaferrin, të cilët u ndaluan në një fuoristradë Range Rover, ku u gjet një sasi marijuanë. Në momentin e ndalimit të tyre makina “Audi” e blinduar goditi makinën e policisë, për t’u futur në tregun ushqimor. Asnjë nga 12 policët prezentë në vendin e ngjarjes nuk reagoi, ndonëse ishin të armatosur. Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërkohë që veprime po kryhen edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për sjelljen e policëve.

Policia

Enea Bekteshi, ishte fshehur në banesën e kunatit në Cërrik që pas momentit të incidentit me policinë e Elbasanit në datë 18 shtator. Pas arrestimit nga kontrollet në banesë iu gjet një sasi kanabisi. Bekteshi rezulton një emër i njohur për autoritetet shqiptare, pasi më datë 10 gusht 2017, prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar policisë se Shtetit përgjimin fotografik, filmik dhe me audio të Sokol Astrit Sanxhaktarit (dhëndri i Qazim Sejdinit), Kelmend Ymer Xhaferrit dhe Enea Njazi Bekteshit. Por vetëm 13 ditë më pas urdhrit të prokurorisë policia u përgjigj se stafi ishte me pushime duke mos e përgjuar. “Nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të paktën 230 të vdekur në një sulm vetëvrasës në Somali

Së paku 230 persona e humbën jetën, ndërsa mbi 200 janë lënduar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.