Nisin hetimet – Digjen dy makina të parkuara, njëra përdorej nga kryebashkiaku i Lezhës

Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët pak pas nesnatës në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve të para njëra prej makinave përdorej nga kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen Beslidhja në parkingun e një pallati.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 20 prill 2017

Dashi Merkuri, planeti i komunikimit, dialogut dhe fjalëve do e beje jetën...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.