Nisma në Kuvend – Shpenzimet e gjyqit në Shqipëri mund të paguhen edhe me këste!

Në Kuvend është depozituar projektligji për ndihmën juridike që do të ofrohet falas për kategori të caktuara të shoqërisë, që kanë pamundësi për të përballuar kostot e shërbimit juridik.

Por krahas kategorive që përjashtohen, nisma ligjore parashikon edhe lehtësi për disa kategori të tjera që kanë një gjendje ekonomike që pamundëson pagimin e taksës mbi aktet, edhe pse nuk i plotëson kushtet për të përfituar ndihmë juridike falas.

Në nenin 20 të nismës parashikohet mundësia e kërkesës për përjashtimin nga pagimi i tarifave gjyqësore si dhe i shpenzimeve gjyqësore ku gjykata vendos për përjashtimin e personit nga tarifat gjyqësore në masë të plotë ose të pjesshme, sipas kritereve ligjore, raporton portali “SCAN”.

Megjithatë, në pikën 3 të këtij neni parashikohet gjithashtu se “nëse gjykata konstaton se gjendja ekonomike e personit është e tillë që pamundëson pagimin e taksës mbi aktet, pavarësisht se nuk plotëson kushtet për të përfituar ndihmën juridike, mund të vendosë që pagimi i tarifës gjyqësore dhe shpenzimeve të tjera të bëhet në një kohë të mëvonshme ose me këste”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rita Ora është më e bukura në Serpentine Galleries Summer Party

Këngëtarja Rita Ora nuk lë asnjë organizim pa qenë prezente. [ngg_images source="galleries"...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.