Nisma: “Të luash në lagje, domosdoshmëri për fëmijët e sotëm”

Fëmijët duhet të mësohen të luajnë në lagje apo pranë hapësirave ku banojnë, siç bënin gjenerata përpara. Kështu të paktën sygjerojnë ekspertët britanikë. Sipas studimeve të bëra së fundmi në Britani, rezulton se është tepër e rëndësishme që fëmijët e brezit të sotëm të rrisin aktivitetin e ndërveprimin me të tjerët.

Më shumë se 500 komunitete në Britani kanë nënshkruar peticionin e quajtur “Të luajmë jashtë” , i cili nënkupton kufizimin e një pjese të rrugës ku fëmijët mund të luajnë pa asnjë lloj pengese pranë zonave në të cilat banojnë.

“Fëmijët e sotëm e kanë të nevojshme të luajnë në hapsirat pranë banesave të tyre, të bëjnë shokë dhe të jenë pjesë aktive e komunitetit, siç ne ishim dikur.”- shprehet njëra nga përfaqësueset e kësaj nisme.

Shkruar Nga
More from Revista User

BE nis procedurë juridike kundër Italisë për shkak të Fiat-it

Bashkimi Evropian të mërkurën ka nisur procedurën juridike kundër Italisë, pasi që...
Read More