Një ajsberg gjigant po shkëputet nga Antarktida…..



iceberg2-800x445

Një ajsberg i përmasave gjigante, aq sa shteti amerikan Delaware apo sa ishujt Trinidad dhe Tobago, është duke u shkëputur nga Antarktida.

Alarmi vjen nga shkencëtarët e Universitetin të Swanseas, në Uells. Çarja e ajsbergut ka disa vjet që ka nisur, por në muajin dhjetor ajo u theksua në mënyrë të menjëhershme dhe tashmë ka një gjatësi prej 80 kilometrash shkruan Tgcom24.

Ajsbergu sipas shkencëtarëve do të ndryshojë në mënyrë dramatike peizazhin e Gadishullit Antarktik. “Copa akullnajore është pjesë e të gjithë trashësisë së platformës akullnajore.

Kur ajo të shkëputet nga akullnaja e madhe, do të prodhojë një ajsberg afërsisht me madhësinë e shtetit amerikan të Delaware”- deklaruan ekspertët britanik.
Bëhet fjalë për një bllok të madh akulli, do të shkëputet nga Antarktida, më e madhja që nga viti 2000 dhe e treta më e madhe e regjistruar në histori.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Tirana si Vjena, në shesh vendosen 41 stola shumëngjyrësh

Nëse kaloni nga sheshi “Skënderbej” dhe vëreni disa stola shumëngjyrësh, të vendosur...
Read More