Një autostradë e re në Shqipëri, “PPP” me vlerë 257 mln euro

Projekti i dytë i paketës “One Billion Euro” që do të ndërtohet në vitin 2018-të është autostrada Thumanë- Vorë – Kashar.

Burime zyrtare për televizio Klan thonë se në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë është krijuar një format zyrtar i dosjes së këtij segmenti i cili do të jepet për tu ndërtuar në partneritet me privatin.

Ministria ka ngritur edhe një komision për të vlerësuar ofertat për rrugën, ku formula që do të zbatohet është që investimi të kryhet fillimisht me paratë e kompanisë e më pas shteti të bëjë shlyerjen e detyrimeve ndaj firmës pas përfundimit të veprës.

Autostrada do të jetë e gjatë 20 kilometra dhe do të ketë 4 korsi. Në total shpenzimet që ka planifikuar qeveria për këtë rrugë shkojnë 257 milion euro.

Rruga planifikohet të lidhë zonat e banuara në Thumanë, Fushë Krujë, Vorë, Rinas, Aeroport dhe Kashar. Po ashtu do të bëhen edhe rrugë kalimi për lidhjen e këtyre zonave me autostradën. Fluksi që parashikohet në këtë segment është 12 mijë deri në 15 mijë mjete në ditë.

Projekti Thumanë – Vorë është një nga 6 projektet që qeveria ka shpallur si prioritare dhe ka vendosur t’i japë me koncesion të formës PPP, për tu ndërtuar nga privati e për tu paguar më vonë nga buxheti, duke realizuar veprat pa rritur borxhin publik. Në total parashikohet që 6 segmentet të kushtojnë 1 miliard Euro.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fier, 28-vjeçari kanos me thikë babain e tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Fieri pasi akuzohet se ka...
Read More