Një bazë ushtarake misterioze në Shqipëri, hapet për turistët

Një ishull i fortifikuar në brigjet e Shqipërisë, do të hapet për turistët për herë të parë, falë një bumi turistik.

 

baza 1

Picture 1 of 4

Ishulli i famshëm Sazan, i njohur si enigmatik, ndodhet disa kilometra larg bregdetit të Vlorës, qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë, ku krenohet me një rrjet të gjerë të tuneleve dhe bunkerëve bërthamorë.

Pavarësisht se ishulli që ka pasur deri në 3000 trupa në të kaluarën, prej kohësh është jashtë kufijve për vizitorët dhe madje edhe për vendasit. Kjo deri dje, pasi është vendosur që të rihapet zyrtarisht për turistët që nga ky muaj, raporton “Lonely Planet”.

“Ishulli do të jetë i hapur që nga maji deri në tetor të 2017”,-u shpreh përfaqësuesja e Departamentit të Turizmit, Eva Kushova.

“Ka qenë një kërkesë e përsëritur nga operatorët turistikë për të hapur ishullin, prandaj dhe ne presim një numër të madh vizitorësh”.

Kushova shtoi se numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri ishte rritur me 15 për qind që nga 2015, ku departamenti planifikon të bëjë më shumë që turistë nga e gjithë bota të vijnë në Sazan.

Vetëm pesë kilometra, klima e ishullit ndryshon nga ajo në territorin e Shqipërisë, që do të thotë se mburret me florën dhe faunën unike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Peru: Konfiskohen 1520 bretkosa që shiteshin ilegalisht

Autoritetet e Perusë kanë konfiskuar 1520 bretkosa që është dashur të përfundojnë...
Read More