Një dremitje pas vaktit të drekës, të zgjat jetën

Të flesh pas vaktit të drekës, të zgjat jetën. Manolis Kallistratos, kardiolog në spitalin “Asklepieion Voula di Atene” ka treguar për këdo rezultatet e studimit të tij lidhur me rëndësinë e gjumit të pasdites. Rëndësia më e madhe është i është kushtuar pikërisht aparatit kardiovaskular, kjo edhe për shkak të specialitetit të mjekut në fjalë.

Në studim, në 370 persona të përfshirë mbi moshën 60 vjeçare dhe që vuanin prej hipertensionit arterial, u vu re se ata që flinin pak kohë pas vaktit të drekës, kishin më pak luhatje të tensionit krahasuar me ata që nuk flinin gjatë drekës. Nga ana tjetër, pacientët që flinin pas dreke, kishin një rënie prej 5% të vlerës maksimale të tensionit që mund të arrinin. Edhe pse mund të duket një përqindje tepër e vogël, në realitet edhe një rënie shumë e vogël me 2 mmHg e presionit sistolik mund të ndikojë pozitivisht në rënien e riskut për iktus apo infarkt miokardi. Arteriet e pacientëve që flinin gjumë pas vaktit të drekës, u panë më pak të dëmtuara dhe më të shëndetshme.

Tashmë që e dimë se gjumi në këto orare ka rëndësi shumë të madhe si një antihipertensiv natyral, duhet të dimë edhe se sa orë të flemë, pasi konsumojmë vaktin e drekës. Mjekët pranojnë se mjafton të flihet 60 minuta ose pak më tepër se aq.

Mirëpo në ditët e sotme, jo të gjithë e kanë luksin t’i lejojnë vetes një orë gjumë pas drekës. Edhe vetë mjeku Manolis Kallistratos e pranon se diçka e tillë në ditët e sotme, është kthyer në një privilegj. Oraret e punës dhe shkollimit nuk e lejojnë një person ta përmbushë këtë gjë, por në ditët e pushimit, rekomandohet që personat ta zbatojnë këtë gjë, shkruan bota.al. Përmirësimi i hipertensionit, normalisht sjell me vete edhe reduktim të rrezikut për iktus dhe infarkt miokardi. Kjo gjë shoqërohet edhe me zgjatje të jetës. Ndaj, mundohuni që sa herë t’ju jepet mundësia, të flini gjatë pasdites.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vdekja e të riut në Kurbin, dyshohet plumb qorr

Ende nuk dihen shkaqet pse vdiq 16-vjeçari nga Kurbini natën e mbrëmshme,...
Read More