Një fizik si ai i Deborah Keçit, mësoni “sekretin”!

 

Jetën e saj ajo e ka të lidhur me sportin, në veçanti me një sport shumë të bukur, atë të notit.

Quhet Deborah Keçi dhe rreth 9 vite ka qenë notare profesioniste, e angazhuar në shumë kampionate kombëtare ku ka dalë dhe fituese në garat për të rritur.

Por, edhe pse me sportin ka patur shumë suksese, ajo zgjodhi që studimet e larta t’i kryejë për Ekonomi Ndërkombëtare, në Itali.

Ndonëse hoqi dorë nga noti, sporti vijon të jetë pjesë e jetës së saj, ajo merr pjesë në maratona, por dhe puna e saj është e lidhur me sportin.

Aktualisht ajo është punonjëse në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Sporteve.

Keçi ishte e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, ku tha se sporti, përveç se është i shëndetshëm, është tejet i rëndësishëm për formimin e karakterit të njeriut.

Unë jam rritur me sport. E kam nisur notin pasi kam qenë shumë buçko dhe kam patur një problem shëndetësor me shtyllën kurrizore dhe mjekët këshilluan të merresha me not.

Më pas prindërit e mi vendosën që unë të merresha me not dhe kjo është një nga zgjedhjet më të mira që kanë bërë për mua. Noti fillimisht ka qenë argëtim për mua.

Unë them lum ai që merret me sport që i vogël sepse aty mëson disiplinën, regjimin dhe të vendosësh objektiva. Dhe më e rëndësishme mëson si të arrish objektivat.

Në këtë sens them që sporti është formuesi më i mirë i karakterit dhe ajo ç’ka jam shumë mirënjohëse është karakteri që unë kam”, tha Keçi.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ikja nga shpella; Një syzim i natyrës njerëzore nëpërmjet gjuhës dhe mendimit

    Refleksion nëpërmjet “The Stuff of Thought” (Lënda e mendimit), të...
Read More