Një foto në ditë ju bën të ndiheni më mirë

Studime të reja kanë sugjeruar se realizimi i një fotoje në ditë ndihmon në mirëqenien e njerëzve.

Postimi i një imazhi online për dy muaj ju jep njerëzve një ndjenjë të rutinës, nxitë interaktivitetin me të tjerët dhe i bën që të ndihen më të lidhur me rrethin.

Një fotografi në ditë gjithashtu inkurajon njerëzit që të lëvizin nga shtëpia, kjo pasi 76% e fotove janë të realizuara në ambiente të jashtme.

Disa prej personave të përfshirë në studim madje kanë deklaruar se shpërndarja e fotografive u ka ndihmuar që të përballen me vetminë dhe ngjarjet tragjike në familje.

Sipas studiuesve nga Universiteti Lancaster kjo praktike është një proces aktiv i të krijuarit kuptime, përmes së cilit krijohet një koncept i ri i konceptualizimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shkatërrohet nga tërmeti katedralja e San Benedettos në Itali

Ekipi i shpëtimit ka nxjerrë nga katedralja e San Benedettos në Norcia disa...
Read More