Një leje qarkullimi… për Marie Krajën

5Një dokument i 1942-shit, nxjerrë nga letra e kuesturës mbretërore në Tiranë zbulon, si pasuri arkivore, lejen e qarkullimit që drejtoria e Radio Tiranës lëshoi për këngëtaren Marie Kraja. Pas një ndalimi të gjatë, me rastin e festës së Bajramit, në më fund këngëtarja mund të këndonte përsëri aty ku artistët e tjerë nuk mund të hynin dot ende

Nga Violeta Murati, Revista Mapo

Ishtë një kohë etatiste. Viti 1942. Me urdhër të kuesturës italiane rrugët e Tiranës ishin të boshatisura nga çdo lloj veprimtarie. Ishte ndalim qarkullimi. Por saga artistike që vlonte brenda kulturës shqiptare i ngjan një kohe të papërsëritshme. Hapa të parë në film, në muzikë, në teatër…por me një vrull artistësh të pashoqë që ende nuk i kemi parë prej asaj kohe – aq të organizuar, në harmoni, që jetonin me korentet evropiane…Rezistenca nën pushtim nuk i ngjante luftës, por pasioneve për të organizuar jetën artistike…Këtë rast dëshmon një dokument lëshuar nga kuestura italiane, një ngjarje mjaft prekëse siç e përshkruan kineastja Natasha Lako në librin e saj “Energji filmike” kur flet për fillimet e kinematografisë në Shqipëri.

Ndërsa Radio Tirana përpiqej t’i rezistonte me përgatitjen e programeve kulturore një dokument i ’42, nxjerrë nga letra e kuesturës mbretërore në Tiranë për lejen e qarkullimit, si pasuri arkivore, jep atmosferën e kohës…Drejtoria e Radio Tiranës lejon këngëtaren Marie Kraja të hyjë në radio pas ndalimit të qarkullimit për të kënduar me rastin e festës së Bajramit.  “Ndërsa Radio Tirana përpiqej t’i rezistonte me përgatitjen e programeve kulturore. Është prekëse të lexosh një dokument të lëshuar nga drejtoria e Radio Tiranës që lejon këngëtaren Marie Kraja të hyjë në radio pas ndalimit të qarkullimit për të këndruar me rastin e festës së Bajramit (Letër kuesturës mbretërore Tiranë për leje qarkullim, fond298. Arkivi Shqiptar ) “, përmend Lako.

Kemi këtë panoramë artistike falë Mihallaq Mones si regjisor i parë që hyri  në imazhin filmik, që ka mbetur deri në ditët tona ndër të vetmit që ishte i lidhur me aktivitetin kulturor të shumë artistëve shqiptarë, të cilët në atë kohë punonin dhe aktivizoheshin në Radio Tirana e cila zëvendesonte në institucione të mëdha kulturore si shpresë për gjallërimin e teatrit shqiptar, operas ose kinematogarfisë në të ardhmen.

Në këtë periudhë kanë botuar disa nga personalitett më të mëdha të letërsisë shqiptare, si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi etj

Në radio Tirana sipas dokumenteve të kohës vazhdonin të aktivizoheshin aktorët e radhshëm të teatrit dhe kinematografisë si Behije Çela, Hysen Pelingu, Ilia Treska, Pjetër Dungu , Luiza Vorfi…

Për herë të parë hasim emrin e operatorit të ardhshëm Hamdi Ferhati një nga operatorët e parë shqitparë në një dokument të Radio Tiranës (A.Sh.23,7,1942,D5.f.298) ku flitet për një leje tjetër qarkullimi.

Është e njëjta kuesturë që mbante të dhëna për pikorët Fadil Pëllumbi, Kolë Shiroka, Vangjush Mio, Andromaqi Zengo, skulptorët Odhihe Paskali, K.Shala, Dhimitër Cani.

Në listat e Luogotenencës së përgjithshme, nënshkruar nga kapo i ceremonialeve, gjenden emrat e njerëzve të letrave Ali Asllani, Pjetër Deda, Xhevdet Beqo, Sevasti Dako, Pirro Floqi, Parashqevi Qiriazi, Lasgush Poradeci  ose njerëzit e muzikës, Lola Aleksi, Baki Kongoli, Tonin Guraziu, Kristo Koço, Tefta Tashko, Marie Kraja, Kristaq Antoniu të gjithë personalitete të ardhshëm…Prej kësaj atmosfere një prej tyre Kristaqa Antoniu që i kthyer në Shqipëri vazhdon jetën artistike.

Gazetat shkruajnë për koncertin e tij në Romë dhe pjesëmarrjen në shfaqjen e operës “Kavaleria Rustikane”: Zëri i ëmbël i tenorit Antoniu Kristak, që ka një bursë në qendrën eksperimentale kinematografike, bravisssimo!  (La tribuna, 11 qershor 1942)

Në mes këtyre të rinjve të kulturuar të cilët u përpoqën të ruajnë ekulibrin dhe neutralitetin është emri i Mihallaq Mones, që lidhet direkt me Institutin Luçe dhe aktivitete kinematografike dhe ndoshta për këtë arsye direkt me drejtorinë famëkeqe të propagandës.

E përmendëm këtë emër, për të kuptuar atmosferën nën rezistencë, ku të gjithë këta njerëz u sfumuan herë pas here “ose u kujtuan herë pas here në sajë të shijeve dhe kujtimeve personale”.

“Por ky realitet zhvillimi tregon se ishte vetëm vullneti etatist, që mund të bënte në Shqipëri më shumë sesa dëshira personale, disa hapa për kinematografinë”, thotë Lako.

Rasti Kraja

Dokumenti që dëshmon se në kushtet e rezistencës më të ashpër që kemi patur, pavarsisht propagandës fashiste, jeta e brendshme kulturore ka qenë ndër më të rrallat. Rasti i lejimit të këngëtares për të hyrë në Radio Tirana për të kënduar në ditë feste, si ajo e Bajramit edhe pse ishte një regjim etatist hapte rrugën një prej personaliteteve më të rralla të lirikës. E lindur në Zarë të Dalmacisë, më shtator 1911, Marie Kraja u nda nga jeta në 21 nëntor 1999, me fatin e keq të izolimit të këtij talenti brenda diktaturës.

Në moshën 6 vjeçare familja e Maries vendoset në Shkodër. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vitet 1930-1934. Aktiviteti i saj koncertal fillon më 1934 së bashku me pianistin Tonin Guraziu, në një koncert që kanë dhënë në Tiranë. Para këtij koncerti, Maria kishte marrë pjesë në “Mbrëmjen e kombeve” në Vjenë ku kishte përfaqësuar Shqipërinë me interpretimet e dy këngëve popullore ”O bilbil, i mjeri bilbil” dhe “Çilni, ju moj lule çilni”. Mbas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri më 1938 ku dhe fillon një aktivitet të dendur koncertal. Punon si mësuese muzike në Institutin Nëna Mbretëreshë. Punon pranë Radio-Tiranës dhe Liceut Artistik më 1946, më pas në ILA dhe TOB ku ka kënduar që në premierën e parë të këtij institucioni. Edhe pse me një jetë artistike të pasur në skenat e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, etj, karriera e saj lidhet ngushtë me gjithcka që ndodhi në muzikën shqiptare. Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Marie Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj. Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ndër këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, etj. I gjithë ky repertor u realizua në qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj, dhe një pjesë e tij është i dokumentuar në fondin muzikor të Radio Televizionit shqiptar. Regjistrimin e parë të këngës poppullore e ka bërë në pllaka gramafoni në vitin 1940 me këngën “Çilni ju moj lule”.

Sa i përket aktivitetit pedagogjik, nis që me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në vitin 1946 dhe Konservatorit Shtetëror të Tiranës në 1962 dhe vazhdoi deri në fund të jetës, pavarësisht nga dalja e saj në pension në vitin 1966. Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm. Është “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë.

Plejada e parë

Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj, Marie Kraja interpreton në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj. Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ndër këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, etj. I gjithë ky repertor u realizua në qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj, dhe një pjesë e tij është i dokumentuar në fondin muzikor të Radio Televizionit shqiptar.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Konspiracioni i koalicionit të madh

Si asnjëherë më parë pikëpyetja e fushatës nuk është se cila parti...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.