Një mendje brilante: Shuhet shkencëtari i famshëm, Stephen Hawking

Shkencëtari dhe fizikanti më i njohur i kohës Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, raporton Ora News. Ai vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge, shkruan BBC.

Lajmin për vdekjen e Hawking e dhanë fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim, të cilët në një deklaratë për mediat thanë: “Ne jemi të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite. Ai dikur tha: ‘Nuk do të ishte një univers nëse ai nuk ishte shtëpia e njerëzve që duam’. Ne do të na mungojë shumë.”

Stephen Hawking lindi më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, të Britanisë së Madhe.

Që prej vitit 1963 ai u diagnostifikua me një një sëmundje të quajtur Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), që e la atë në një karrige me rrota.

Por kjo nuk e ka penguar atë të vazhdojë pasionin e tij për shkencën.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Unë jam një prej djemve të rrugës Pal

Nga Mustafa Nano I dashur Zoran, Fjala e urtë me fshatin që...
Read More