Një muaj pa Hajdaragën, nënkryetari i LSI-së kujton ish-mikun e tij: T’a pranojmë që vdekja të rrëmbeu

Një muaj pas ndarjes nga jeta e themeluesit të Partisë Socialiste, Luan Hajdaragës, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i dedikon një status ish-mikut të tij.

Në një postim në Facebook shkruan se “dhimbja është shumë e madhe dhe shumë e rëndë, dhe ka ardhur momenti që të pranojmë vdekjen e tij.

“Të rrëmbeu për të lënë ndër ne si referencë dlirësinë e shpirtit tënd qytetar e tolerant, edhe përballë atyre që të lanë pa punë e nuk u kujtuan për ty në 13 vjet me rradhë, ndërkohë që e mbushën partinë që bashkë themeluam e ku kontribuove si drejtues mendjehapur, me gjithëfarëlloj horrash, kriminelësh e miq trafikantësh!”,- shkruan ndër të tjera deputeti i LSI.

Statusi

“In memoriam:

Një muaj pa Luan Hajdaragën!

E rëndë është dhembja! Shumë e rëndë! Aq sa fjala, as e thotë e as e mat dot përmasën e saj.

E madje, sa më shumë ditë kalojnë, aq më shumë na rëndon prej faktit se duhet t’a pranojmë që vdekja të rrëmbeu!

Të rrëmbeu, për të na lënë si kujtim mirësinë dhe të qeshurën tënde me aq shumë jetë, me aq shumë dritë shpirti që si “vëllai i madh”, asnjeherë nuk na e kurseve ne “vëllezërve të vegjël”.

Të rrëmbeu për të lënë ndër ne si referencë dlirësinë e shpirtit tënd qytetar e tolerant, edhe përballë atyre që të lanë pa punë e nuk u kujtuan për ty në 13 vjet me rradhë, ndërkohë që e mbushën partinë që bashkë themeluam e ku kontribuove si drejtues mendjehapur, me gjithëfarëlloj horrash, kriminelësh e miq trafikantësh!

Ndaj, edhe ne asnjëherë nuk do të të harrojmë. Gjithmonë do të të kujtojmë me nderim dhe respekt, me mirënjohje dhe dashuri”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Luka Modriç, djaloshi që luante futboll nën granatat serbe, sot ylli i Kupës së Botës

  Nga Boris Starling  Atë mëngjes të dhjetorit të vitit 1991, plaku...
Read More