Një person gjendet i varur në pemë lidhur me kordon elektrik

Një person është gjetur i varur mëngjesin e sotëm në një pemë në zonën e liqenit Artificial në kryeqytet. Viktima është rreth 35 -45 vjeç dhe u konstatua nga një kalimtar i cili njoftoi policinë. Sipas policisë, viktima u gjet i varur në një pemë me lidhur me një kordon elektrik dhe dyshohet se është vetëvarur, pasi nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i policisë:
Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik. Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Navalny s’mund të garojë për post publik deri më 2028

Zyrtarët zgjedhorë në Rusi thanë se politikani opozitar, Aleksei Navalny, nuk do...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.