Një pikturë e Van Gogh shitet për më shumë se shtatë milionë euro në Paris



Një pikturë e Van Gogh kur ishte i ri u shit sot për më shumë se shtatë milionë euro në Paris gjatë shitjes së parë në ankand në Francë të një vepre të piktorit holandez prej më shumë se 20 vitesh, njoftoi shtëpia e ankandeve “Artcurial”.

“Raccommodeuses de filets dans les dunes” (Riparueset e rrjetave në duna) e vitit 1882 u shit për 7,065 milionë euro tek një koleksionist amerikan, ndërkohë që kjo vepër vlerësohej midis tre dhe pesë milionë euro.

Shitja e fundit në ankand e një pikture të Van Gogh në Paris përkon në mes të viteve 1990, dhe bëhet fjalë për pikturën “Le Jardin à Auvers” (Kopshti në Auvres) dhe arriti vlerën e 10 milionë dollarëve.

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 17 prill

  Ky është horoskopi për ditën e martë, 17 prill 2018. Dashi...
Read More