Një “poet në shumës”: Fernando Pessoa

 

Mund të mendojmë për një galaksi kur flasim për Pessoa-n: ai është një, dhjetë, një mijë. Është një “poet në shumës”, “një kontradiktë e gjallë”: janë përdorur numra, cilësorë për të bërë të mundur përcaktimin e këtij autori të pakapshëm

Mund të mendojmë për një galaksi kur flasim për Pessoa-n: ai është një, dhjetë, një mijë. Është një “poet në shumës”, “një kontradiktë e gjallë”: janë përdorur numra, cilësorë për të bërë të mundur përcaktimin e këtij autori të pakapshëm.

Duhet fillimisht të pyesim veten se cili është Pessoa. Mbiemri i tij (që do të thotë “person”) duket se jep një përgjigje të përafërt, por përsëri mbetet enigmatik. Pseudonimet kanë bërë që të shpërthejë  “miti i Pessoa”-s: pranë Ricardo Reis-it, helenisti; Alvaro de Campo-s, avangardisti; Alberto Caerio-s, “mjeshtri”; Bernardo Soares, autori i librit Shqetësimi, që ndër vite na vjen në edicione të reja dhe me interpretime të reja, ekzistojnë të paktën shtatëdhjetë  “alias”që shoqërojnë këtë autor.

Pessoa, fillimisht përkthyes për shoqëri import-eksporti, do të bëhej një nga nxitësit kryesorë të modernizmit portugez. Për herë të parë, me të, por gjithashtu edhe me pseudonimet dhe personazhet e gjalla që e rrethojnë (Almanda Negreiros dhe Mario de Sa-Carniero, ndër të tjerë), letërsia portugeze eci me kohën e saj.

Me vdekjen e tij, librat e tij janë thuajse të panjohur, ndërsa artikujt e tij në gazeta dhe revista janë të famshëm. “Rasti Pessoa” shpërthen fillimisht në vitet 1940 në Portugali, dhe njëzet vjet më vonë në Europë e më pas në botë. Që atëherë, nuk është reshtur kurrë së publikuari çka është gjetur në vargun e madh ku kish grumbulluar, me shumë imtësi, një pjesë të madhe të prodhimtarisë së tij (më shumë se 25000 tekste!).

Si ta ravijëzosh një autor, i cili shkruan: “Unë jam në pjesën më të madhe vetë proza që shkruaj”? Apo: “Jam bërë personazh romani, një jetë e lexuar.”? Si të flasësh kur ai kish deklaruar vetë përmes fjalëve të Alberto Caeiro-s, një nga identitetet e tij: “Nëse pas vdekjes sime, do të doni të shkruani biografinë time, s’ka gjë më të thjeshtë. Ka vetëm dy data – ajo e ardhjes sime në botë dhe ajo e vdekjes sime. Midis të dyjave, të gjitha ditët më përkasin”.

Përktheu: Bisej Kapo

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Case closed”: Serbia propozoi shkëmbim territoresh, Kosova ishte e interesuar, SHBA tha ‘nuk ka shans’

  Mbrëmë në emisionin “Opinion” pati një debat të zëshëm në lidhje...
Read More