Një shëtitje në “Fshatin shqiptar” të Stambollit

Arnavutkoy është një ndër lagjet më të bukura të Stambollit, që e ruan ende formën e saj të mëparshme. Ky vend po e ruan strukturën tradicionale shumë-vjeçare, sado që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

Arnavutkoy 1

Picture 1 of 14

Emri i lagjes lidhet me çlirimin e Stambollit (Kostandinopojës) nga Sulltan Mehmet Fatihu, i cili kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltanit në betejën për Çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.

Shqiptarët e ardhur u organizuan në këtë lagje, për këtë arsye mbeti edhe emri Arnavutkoy, që në shqip do të thotë Fshat shqiptar.

Sipas portalit turk “Star.com.tr”, kjo lagje ekzistonte edhe para çlirimit të Stambollit.

Në shekujt 14 dhe 15, kur turqit kishin rritur presionin e tyre ndaj Perandorisë Bizantine, nga ky vend ishin larguar shumë njerëz. Ndërsa gjatë perandorisë Osmane, ky vend banohej më së shumti nga romët dhe çifutët.

Bukuritë natyrore si ato të Arnavutkoyit mund të gjenden shumë rrallë, kur kësaj i shtohet edhe arkitektura e vjetër. Edhe bizneset e reja që janë hapur, mundohen t’i përshtaten kulturës dhe arkitekturës së vjetër.

Një fakt tjetër është edhe pika më e thellë e Marmarasë dhe e Bosforit, ndërsa shpeshherë rrezikohet edhe nga dallgët e larta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Clinton, me epërsi të lehtë ndaj Trump-it

Në SHBA, anketat zgjedhore në shkallë vendi i japin kandidates demokrate një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *