Një shqiptar “koka” e bandës, si shitej droga me logon e Ronaldos

Kur kanë kaluar 24 orë nga operacioni i policisë së Madridit, i cili goditi një grup kriminal që trafikonte kokainë nga Kolumbia me anë të fluturimeve charter, janë bërë publike detaje të reja. Sipas mediave spanjolle, të cilët kanë pulbikuar edhe emrat e trafikantëve, kreu i bandës është një shtetas shqiptar.

Të arrestuar deri më tani, në kuadër të operacionit të nisur që nëntorin e kaluar, janë dy shtetasit shqiptarë Julian Deblini dhe Dritan Gradica. Ata kryenin rolin e furnizuesit të kokainës nga Kolumbia, pra përgjegjësin kryesor për ngarkesën, dhe bashkëpunëtorin e tij.

Raportohet se të arrestuarit kishin trajnim ushtarak.

Mësohet se sinjalizimet e para për rastin e trafikut erdhën nga policia kolumbiane, ndërsa nga hetimet në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, policia spanjolle arriti të zbulojë se krerët e mafias shqiptare kishin krijuar në Spanjë pikën hyrëse për kokainën që më pas mbushte Europën.

Mësohet se droga transportohej në valixhe të mëdha të zeza përmes fluturimeve direkte nga Kolumbia në Spanjë.

Media spanjolle, “ABC Madrid”, referuar burimeve policore, konfirmoi se valixhet e mëdha brenda të cilave fshihej kokaina transportohshin nga Kolumbi si të ishin pjesë e një sherbimi “ad hoc” i kontraktuar për transferim.

Agjentët e antidrogës në Madrid ndërhynë dhe sekuestruan 790 pako, brenda së cilave u gjet në total 1 ton kokainë, si dhe u sekuestruan 1.550.000 euro cash që qëndronin brenda një valixheje që do përdorej për të paguar për transportin e drogës.

Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, raportojnë mediat spanjolle.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

A duhet ta quajmë të humbur betejën me krimin?

Nga Mustafa Nano E dini se çfarë nuk më shqitet nga mendja...
Read More