Një studim që merr më qafë Shqipërinë dhe Ballkanin

  • Ekspertes së gjeopolitikës, Emmanuela C. del Re.
  • të Transportit, Z. Damian Gjiknuri.

Boshti kryesor i librit *Corridoio VIII* është një përpunim bashkëkohor i Vijës Egnatia. Studimi është kryer nga një studiuese e gjeopolitikës italiane dhe europiane, Emmanuela del Re. E cila koncepton Ballkanin Juglindor si një vazhdim vetëm i territoreve lindore të krahinës së Puglias ose të ish-perandorisë Romake. Pa shpjeguar vlerën e pozicionit dhe relievit të truallit dhe bregdetit shqiptar dhe cilat janë korridoret e shkurtra të kalimit të Ballkanit Juglindor për në Amerikë, vendet e atlantikut lindor dhe perëndimor etj.

Nga Ing. Xhevair Ngjeqari

  1. Për të përmirësuar qarkullimin dhe transitin e mallrave të Europës Juglindore në vitet 2001-2003 botohet dhe miratohet studimi i gjeopolitikanes italiane Emmanuela Claudia del Re, *CORRIDOIO VIII*. I cili do të shërbente si program tekniko-ekonomik për të gjitha Konsulencat dhe Financimet e Kom. Europian, për Infrastrukturën rrugore, portuale, hekurudhore, ajrore, Europës Juglindore.

Por me miratimin e memorandumeve, nga vendi ynë dhe vendet ballkanike, studimi i Corridoio VIII, merr fuqi administrative dhe teknike. Duke shërbyer udhërrëfyes për të gjitha kategoritë e investimeve në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe portuale për financimet e K. E. , ose filialeve që financohen ose varen prej saj T. E. N, PHARE, TACIS, ISPA etj. Por edhe shtete të tjera, ose komp. multinacionale para se të investojnë në Shqipëri, marrin si bazë dogmat e studimit italian. Duke qenë se studimi është kryer nga ana italiane dhe miratuar në unitet nga vendet ballkanike, të gjitha programet e financimeve kalojnë nëpërmjet sekretarisë Korridorit *8*. Natyrisht deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

  1. Por mungesa e qarkullimit të mallrave nga trualli dhe bregdeti shqiptar, tregojnë se në vendin tonë ose nuk ka rrugë ose nuk ka porte. Studimi italian nuk nxjerr konkluzionin, se baza e Korridorit “8” janë emergjenca e ndërtimit të porteve në bregdetin shqiptar, por shpjegon parime dhe principe të mbushura me dogma gjeopolitike, mbi gjeografinë e infrastrukturës Euro-Ballkanike dhe transportin e mallrave vetëm për Italinë e Jugut. Shteti që penalizohet nga konceptet e Corridoio VIII, është vetëm Shqipëria, Kosova dhe në vijim gjithë Ballkani. Ku qëndron gabimi?

ÇFARË PËRFAQËSON STUDIMI “ CORRIDOIO VIII”.

  1. Boshti kryesor i studimit *Corridoio VIII* është thjesht një përpunim gjeopolitik bashkëkohor i Vijës Egnatia. E cila si një vazhdim i Vijës Appia në Ballkan, është ndërtuar në shek. II p.e.s., rikonstruktuar në shekullin VI, XII, me autor Gaeus Egnazio, shërbente si arterie kryesore e qarkullimit të Imperos Romane në territoret Bizantine ose territoret lindore të Perandorisë Romake. Sipas 4/30, gjurma e Egnatias kalonte nga portet e Durrësit dhe Apollonisë, bashkohej afërsisht në Peqin, kopjonte luginën e Shkumbinit, kalonte në Ohër, Strugë, mbi liqenin e Prespës, zbriste mbi Follorinë dhe vazhdonte trasenë në (Greqinë Veriore) në Selanik, Aleksandropulos deri në Kostandinopojë (Stamboll). Traseja është plotësuar dhe me degëzimet e Manastirit, Edirnes. Gjurmë të dallueshme të rrugës dhe veprave të artit gjenden në kodrat e Xhyrës, Hotolishtit, Qukësit (Librazhd) etj.
  2. Sipas studimit italian vendet ballkanike, bëhen pjesë e Korridorit*8*, nëpërmjet ndërtimeve tokësore. Ndërsa Shqipëria në Korridorin*8* përfaqësohet nga Portet Durrësit dhe Vlorës dhe Korridoret e Infrastrukturës rrugore, hekurudhore, ajrore. Që nënkupton se pa bregdetin dhe pa strukturat portuale dhe pa korridoret e luginave shqiptare nuk formohet koncepti i transitit të Korridorit *8*, ose nuk realizohet në drejtimin më të shkurtër, kalimi nga portet e Barit-Brindisit në brendësinë e Ballkanit. Duke qenë se Ministria e Transportit të Shqipërisë nuk ka trashëguar dhe nuk ka kryer në vitet 2003-2017, asnjë studim, mbi vlerën ekonomike të pozicionit gjeografik të vendit dhe koncepti i Transitit nuk ekziston, as si kategori ekonomike, as si aktivitet rrugor ose portual, iu bashkuan pa asnjë korrigjim, pa asnjë kundërshtim, studimit italian. Me shpresë se nga studimi, në mos rrjedh do të pikojë. Që nënkupton se në perspektivë do të ketë financime e investime në infrastrukturën portuale dhe rrugore, hekurudhore vendore dhe ne nuk humbasim asgjë.

 CILAT JANË GABIMET E STUDIMIT TË CORRIDOIO – VIII – DHE SI DËMTOHET SHQIPËRIA DHE SHTETET BALLKANIKE

  1. Studimi Corridoio VIII është kryer nga një studiuese e gjeopolitikës italiane. E cila vështron bregdetin shqiptar si rrugë më e shkurtër vetëm për territoret e Italisë jugore. Ajo nuk evidenton të vërtetën se bregdeti shqiptar nuk është Urë Transiti ose rrugë më e shkurtër vetëm për Italinë e Jugut, por edhe mallrat ballkanike të shkojnë në vendet e Atlantikut qendror dhe lindor ose me vendet që komunikojnë me Ballkanin nëpërmjet Ngushticës së Gjibraltarit. Prandaj dhe ambasadori i parë amerikan Maxuell Blake e ka quajtur bregdetin shqiptar Gjibraltari i Lindjes.
  2. Studimi nuk shpjegon se cilat janë rrugët tokësore dhe detare që përshkojnë mallrat e shteteve Ballkanike, për të shkuar në Mesdheun Jug Perëndimor, Afrikën Veriperëndimore, Angli, vendet e Atlantikut dhe kontinentit amerikan. Për rrjedhojë autorja nuk evidenton aftësinë gjeofizike të truallit dhe bregdetit shqiptar, se mallrat po të kalojnë dhe përpunohen në portet shqiptare shkurtojnë L=300-1180 km rrugë detare dhe tokësore, në krahasim me kalimin nga porti i Selanikut.
  3. Autorja Emmanuela Claudia del Re ose nuk njeh gjeografinë fizike dhe gjeometrinë e infrastrukturës Ballkanike ose është investuar për një botim të gabuar. Për të dyja rastet ajo merr më qafë Shqipërinë dhe dëmton Ballkanin. Ajo nuk dallon se nga delta e lumit Buna deri në Trieste, Adriatiku lindor kufizohet nga kurora e zgjatur vargmaleve Dinarike. Ndërsa nga gadishulli i Karaburunit deri në Patras Greqi, Joni buron nga malet e Çikës, Vetëtimës, Eros Pindus, dhe është i vetmi bregdet fushor Vlorë – Shëngjin që mund të komunikojë pa pengesa me infrastrukturën e vendeve Ballkanike. Kjo nënkupton se bregdeti dhe trualli shqiptar është i gjithi një Bregdet-Port, Shtet Korridor dhe Magazinë Distributor.
  4. Shtetet që kanë interes të transitojnë mallrat nga trualli dhe bregdeti shqiptar janë Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, Ukraina, Turqia europiane, Hungaria Juglindore, Greqia e Veriut. Aktualisht janë V = 30 milionë tonë mall që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria, por nuk transitojnë, sepse nuk ka porte në bregdetin shqiptar. Mbas viteve 1990 vendet ballkanike kanë shtuar shkëmbimet tregtare me USA, Angli dhe si vëllim ato janë 2-3 herë më shumë se shkëmbimet tregtare me Italinë Jugore.
  5. Që nënkupton se transiti i mallrave euroballkanike ka nevojë urgjente për ndërtimin e porteve tregtare në bregdetin shqiptar, dhe se portet e Durrësit dhe qoftëlargu i portit të Vlorës (që po ndërtohet në thellësinë h=6m), nuk përpunojnë mallra tregtare. Tranziti i mallrave Atlantiko –Ballkanike nëpërmjet truallit dhe bregdetit shqiptar siguron punësim, ndërsa qarkullimi ekonomik duhet të okupojë vendin e dytë në të ardhurat kombëtare. Por aktualisht vendi ynë nuk përpunon asnjë mall dhe respektivisht nuk realizon asnjë përfitim ekonomik. Si shembull Portet e Triestes, Kooperit, Gioia di Tauro shërbejnë si magazina e porte tranziti. Ndërsa trualli dhe bregdeti shqiptar është një port natyral i detyruar për qarkullimin e mallrave ballkanike, por porte nuk ka. Megjithëse portet i ka ndërtuar natyra dhe ndërtimi i tyre nuk ka nevojë për financimet e shtetit shqiptar, asnjë institucion nuk merret me këtë pasuri të madhe natyrore vendore. 

 ÇFARË KËRKOHET.

  1. I takon Min. të Transportit që të analizojë problemet që trajton shkrimi profesional. Sepse kjo është në radhë të parë pasuri vendore. Me këtë rast po shkruaj përgjigjen e Sekretarit të Korr. 8, i cili kur pa hartat e qarkullimit të Ballkanit dhe konceptet e Emmanuela del Re u shpreh …Ke të drejtë. Por këto vlera kur nuk i dini Ju Shqiptarët, si t’i dimë ne italianët …. . Që nënkupton se e keqja vjen nga brenda.
  2. Por duke qenë se koncepti i vlerës ekonomike dhe portuale të pozicionit gjeografik të truallit dhe bregdetit shqiptar nuk ekziston ose paditurisë vendore dhe mungesës së plotë të edukatës administrative, por edhe në studimin tuaj të gabuar nuk evidentohet, ju përket juve Emmanuela del Re, që në bashkëpunim me autoritetet vendore të reviziononi studimin tuaj në interes të qarkullimit mallrave ballkanike, financimeve rentabël të kom. europian dhe Shqipërisë.
  3. Nëse heshtja do të shoqërojë shkrimin, do t’iu drejtohem drejtuesve të Kom Europian. Universiteteve dhe institucioneve që ju komunikoni dhe medias vendore italiane. Me shpresë se do të reagojnë ndaj studimeve të gabuara gjeoekonomike.

*Marrë me shkurtime nga bot. “Mesdheu –Adriatiku. Projektimi Porteve Tregtare, Turistike, Peshkimit”

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

“Shqiptarët fituan simpatinë e serbëve kur vodhën orën e Bushit”

Letërkëmbimi Mapo-Danas Nga Zoran Panoviq I dashur Mustafa! Duke debatuar për dashurinë...
Read More