Një takim historik dhe një koment mbi artistët rusë



invaKryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, priti të martën këngëtaren e njohur të operas, shqiptaren Inva Mula.

Lajmi është pasqyruar gjerësisht nga mediat serbe.

Mula do të performojë në operan ‘La Boheme’ në Teatrin Kombëtar në Beograd.

Vuçiç dhe Mula thanë se kjo performancë do forcojë bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve.

Vuçiç tha se është krenar që pati mundësinë të takojë një këngëtare të staturës së saj, duke e falenderuar për punën që po bën në përmirësimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Ndërkohë një komentues shkruan tek faqja e portalit serb, B92: “Suksesi i shumë artistëve të sotëm shqiptarë vjen në një masë jo të vogël edhe për shkak të gjeneratës së mrekullueshme të artistëve dhe specialistëve rusë, mes tyre nëna e Invës, e njohur për mjeshtërinë dhe pasionin e saj të pabesueshëm, me të cilën ajo dha leksione për dekada në Akademinë Shqiptare të Arteve. Respekt për këta rusë të mahnitshëm”.

“Aktualisht, kur lindi gjenerata ime, këta rusë të mrekullueshëm ishin larguar për lëndina më të gjelbërta, por unë e pashë të nevojshme të shkruaj këtë shënim të thjeshtë”.

Kurse një tjetër komentues shkruan: “Shenja të qenieve njerëzore në Ballkan. Një serb dhe një shqiptare takohen më në fund pa kënduar “vrite, vrite” dhe pa dronë apo ‘provokacija’”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Gjermania akuzon: Rusia nisi sulmet kibernetike ndaj nesh

Shërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane ka akuzuar Rusinë se qëndron pas...
Read More