Një testim që i bën fëmijët të qajnë me lot



shkollaNë Shqipëri është ndezur një debat në lidhje me një urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të testuar më 23 maj 2016 nxënësit e klasave të pesta.

Testimi me shkrim do të përfshijë lëndën e gjuhës shqipe, matematikës dhe shkencave.

Ai do të zgjasë për një orë e gjysmë dhe do t’i nënshtrohen nxënësit kalues të klasave të 5-ta nga e gjithë Shqipëria.

Ky testim prezanton një fazë të tretë provimi të njohurive të nxënësve, përveç provimit të lirimit të klasave të 9-ta dhe provimit të maturës së klasave të 12-a.

Disa media shkruajnë se testimi i ka zënë në befasi mësuesit dhe fëmijët, ndërsa një organizatë, Albanian Platform for Policy Advocacy, (APPA) vëren se vendimi është i paligjshëm.

Por ndërkohë në Britaninë e Madhe, ky testim për këtë moshë është i zakonshëm, vetëm se të martën ka pasur një zhvillim interesant.

Për herë të parë, testimi është zhvilluar sipas një kurrikule të re dhe mësuesit dhe fëmijët thanë se ai ishte testimi më i vështirë që kishin parë ndonjëherë.

Sipas Daily Mail, qindra e mijëra fëmijë të moshës 10-11 vjeç nisën të qanin pasi provimi u dukej shumë i vështirë.

Rreth 600 mijë fëmijë iu nënshtruan testimit të leximit, por pas testimit, shumë mësues nisën të ankohen në forume për provimin.

Ndërsa prindërit shkruanin në mediat sociale se fëmijët e tyre qanin, dridheshin dhe ishin të terrorizuar.

Daily Mail shkruan se ka pasur raportime se disa fëmijë madje nuk e mbaruan dot testimin për shkak se nuk e ndalnin të qarën.

“Ky testim i ka demoralizuar fëmijët e klasës sime. Ishte shumë i vështirë”, tha një mësuese.

“Ishte kaq i vështirë. E pabesueshme. Jam kaq e zemëruar,” shtoi një mësuese tjetër.

Por Ministria e Arsimit tha se testi është zhvilluar në përputhje me kampionin që ishte shpërndarë më parë për mësuesit.

“Këto testime nuk duhet të bëhen shkak për stres tek nxënësit, pasi kjo i ndihmon mësuesit që të sigurojnë se fëmijët kanë mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe bëjnë veprime matematikore”.

“E vërteta është se nëse ata nuk zotërojnë shkrim, lexim dhe bazat e matematikës në vitet e para, rrezikojnë të ngelen pas dhe do të kenë vështirësi përgjatë gjithë jetës së tyre. Ne jemi të vendosur ta ndalojmë këtë, duke ndihmuar çdo fëmijë të arrijë potencialin e tij të plotë”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Java e parë e liderit Basha: Pse u radikalizua opozita?

Armand Shkullaku, Skënder Minxhozi dhe Mustafa Nano, flasin për radikalizimin e gjuhës...
Read More