Një tjetër kusht nga PD?



dy rrugePartia Demokratike pritet të depozitojë në Kuvend një amendim në ligjin për dekriminalizimin.

Opozita e quan amendim për ‘dekusarizimin’ dhe ai ka për qëllim të pengojë rikthimin në Kuvend të atyre deputetëve që janë larguar si në rastin e Koço Kokëdhimës.

Synimi është që të mos ndodhë sërish rasti i Ilir Beqjës, të cilit iu ndërpre mandati pasi kishte përfituar para publike, por kjo nuk e pengoi të rikthehet në Kuvend.

“Ata që humbin mandatin e deputetit u ndalohet rikandidimi”, thuhet në kërkesën e PD, e cila parashikon edhe ndryshimin e Kushtetutës.

Por ndërkohë ky amendim ka qenë pjesë e diskutimeve për dekriminalizimin, por nuk është pranuar nga Partia Socialiste.

Tashmë mbetet të shihet nëse PD do e përdorë këtë amendim si një kusht të saj.

Vetë Kokëdhima deklaroi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se rruga e tij në politikë ka nisur tani.

Kjo ka nxitur edhe fantazinë e Bujar Kapexhiut, që sjell karikaturën e mëposhtme.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Rama duhet të guxojë, Basha duhet të guxojë edhe më shumë

Nga Ervis Iljazaj Duke qenë se marrëveshja politike u arrit dhe janë...
Read More