Një tjetër përplasje PS-LSI dhe një deklaratë ‘e fortë’ e Ruçit



Ruci1“Nuk ka integrim po nuk u zgjidh qarku i Fierit”.

Kështu do deklaronte më 26 shtator të vitit 2012 numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Kur e analizon katër vite më pas, e sheh se sa qesharake bëhet ndonjëherë çështja e integrimit në Shqipëri.

Në kohën kur mazhoranca e sotme e akuzon vazhdimisht opozitën se po bllokon reformat dhe integrimin e vendit, një zhvillim interesant vjen nga Fieri.

Sipas Panoramës, ka 7 muaj që Këshilli i Qarkut të Fierit është i bllokuar, ndërsa punonjësit nuk marrin pagat.

Askush nuk di të shpjegojë arsyet se përse PS dhe LSI, që kanë mazhorancën në Këshillin e Qarkut, nuk e zhbllokojnë situatën, e cila ngjan me atë që ndodhi në vitin 2011 në po këtë këshill.

Në këtë atë kohë, PS zgjodhi për kryetar të qarkut një përfaqësues të saj, por demokratët dhe aleatët e tyre, LSI, ndërhynë dhe zgjodhën një kryetar tjetër.

Përplasja mes palëve ishte shumë e fortë dhe opozita e asaj kohë e bëri kalë beteje çështjen e qarkut të Fierit.

Tashmë që qeveritë kanë ndryshuar, ngërçi vazhdon.

Por të paktën tani nuk thotë askush që po bllokohet integrimi.

Interesant është fakti se gjatë ngërçit të kohës së PD, rrogat shpërndaheshin.

Tani këshilltarët nuk po marrin as lekët.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Vajtocët e “Republikës të re” dhe konsolidimi i Republikës së vetme: Demokratike dhe kapitaliste

Nga Ervis Iljazaj Marrëveshja politike që u arrit midis dy partive kryesore,...
Read More