Një tjetër personazh që ju ka shkrirë së qeshuri i ikën nga ekrani!

Të shumtë kanë qenë largimet nga Top Channel të figurave të rëndësishme të gazetarisë dhe moderimit që i dhanë fuqi ekranit të Top-Medias.

Elvis Pupa 1

Picture 1 of 4

Por pas largimeve masive mes emrave si Adi Krasta, Marina Vjollca, aktorë të shumtë të programit të humorit “Portokalli”, i radhës që braktis Top-Median është Elvis Pupa. Aktori i humorit që e ka nisur karrierën e tij në “Portokalli” me rolin e njohur të “Ninit të Bules”, pati mjaft sukses me programin e tij “M’fal për Shprehjen” që transmetohej në Digitalb.

Pas aventurës së tij një vjeçare si moderator në DigitAlb ,aktori njofton se programi i tij do nuk do të jetë më në këtë ekran, dhe njëherësh paralajmëron surpriza të reja.

“Per te gjithe ju qe me keni pyetur ne komente dhe inbox, programi i ri nuk do te jete ne DigitAlb.Ju falenderoj shume per mbeshtetjen. Surpriza te bukura jane rruges”. shkruan Elvis Pupa.

Shkruar Nga
More from Revista User

Trafik droge në Kamëz, sekuestrohen 102 kg kanabis, një në pranga

Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 102 kg kanabis sativa,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.