Një tjetër tërmet i fuqishëm jep alarmin në botë

solomon-islands-quake

Një tërmet i fuqishëm, 7.7 ballë i shkallës Rihteer ka goditur të enjten Ishujt Solomon. Fillimisht u raportuar se tërmeti ishte me magnitudë 8.0.

“Disa valë të cunamit nga ky tërmet janë të mundshme në tri orët e fundit”, është njoftimi i Qendrës për paralajmërime të cunameve.

Më herët ditën e sotme, një tërmet 6.5 ballë goditi brigjet e Kalifornisë veriore.

Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se nuk pati viktima apo dëme të shumta materiale nga tërmeti.

Epiqendra e tij, u lokalizua 97 milje në perëndim të Kalifornisë me një thellësi 6.2 milje.

Përdoruesit e rrjeteve sociale raportuan se në disa zona kishte shkëputje të energjisë elektrike por asnjë dëmtim serioz.

Shkruar Nga
More from Revista User

Erza, shqiptarja me famë botërore nga muzika drejt kinematografisë

Erza Muqolli është vetëm njëmbëdhjetë vjeçe, por është vogëlushja shqiptare më e...
Read More