‘Një xhungël në mes të qytetit’: Shihni zyrat e njeriut më të pasur në botë

 

Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë.

Revista ekonomike amerikane “Forbes” ka publikuar listën e super-pasanikëve.

Ajo tashmë udhëhiqet nga themeluesi i kompanisë ‘Amazon’, Jeff Bezos.

Ai ka një pasuri prej 112 miliardë dollarësh.

Para disa javësh, kompania ‘Amazon’ ka hapur dyert e kampusit të saj, që ka kushtuar plot 4 miliardë dollarë.

Kampusi është i vendosur në Siatëll dhe është një xhungël në mes të qytetit.

Zyrat e reja janë prezantuar nga drejtori i përgjithshëm, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë.

Bëhet fjalë për tre sfera gjigande, që thuhet se janë ndërtuar me ndihmën e Alexa-s, asistentit inteligjent.

Brenda në sfera ka një bimësi që ka ardhur nga Amerika e Jugut, por edhe ujëvara të vogla.

Duket e pabesueshme, por gjatë vitit të shkuar, Bezos ka fituar plot 39.2 miliardë dollarë.

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Trump nuk ndalet në Twitter, sulmon aleatët e SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një seri mesazhesh të zemëruara në Twitter...
Read More