Një yll i vërtetë: Vajza e shqiptarit të njohur bëhet pjesë e televizionit

Me pjesëmarrjen e tij në “Dancing with the Stars” ai u bë shumë i njohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për balerini Ilir Shaqiri, i cili është gjithashtu i njohur edhe në Itali duke qenë se atje ka nisur dhe ka ndërtuar karrierën e tij.

Iliri shpesh herë ka ndarë me publikun se edhe vajza e tij Emily është në gjurmët e tij dhe kur të rritet do të bëhet një balerinë si i ati.

Ajo është shumë e talentuar dhe balerini e tregon këtë gjë me shumë krenari në çdo dalje publike.

Emily madje ka qenë pjesë e shumë kompeticione televizive, në të cilat gjithmonë ka shkëlqyer me talentin e saj.

Me një portret dhe talent të rrallë, Emily pozon për reklama, interpreton në filma edhe kërcen. Për fëmijët thuhet që rriten me ditë, por Emily rritet me gjithë suksesin, kaq shpejt.

Pak më parë Iliri ka ndarë një lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij.

Në instastory ka publikuar një foto të Emily dhe ka treguar se ajo shumë shpejt do të jetë pjesë e një programi televiziv.

Ai nuk ka sqaruar më shumë detaje për këtë projekt të së bijës, por me siguri ajo do të shkëlqejë, ashtu si edhe babai i saj.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Infeksionet në shtatzëni, masa parandaluese për mos rrezikimin e bebit

Infeksionet më të shpeshta gjatë shtatzënisë janë infeksionet mykotike, apo ajo që...
Read More