Njerëzit e lindur në shtator dallojnë nga të tjerët: Ata kanë karakteristika të veçanta

Shtatori është muaji kur vera na braktis dhe fillon vjeshta. Për fëmijët e shtatorit thonë që kanë karakteristika shumë të pazakonta.

Këto janë të përbashkëtat e tyre:
Lindin si bebe të vogla – Fëmijët e shtatorit më së shpeshti lindin me peshë të vogël.

Janë më të gjatë se të tjerët – Nëse krahasohen me fëmijët e lindur në muajt e pranverës apo të dimrit, të lindurit në shtator mesatarisht janë më shtatgjatë. Nga njëra anë kjo ka lidhje me sasi të mëdha të vitaminës D ndaj së cilës kanë qenë të ekspozuara nënat në muajt e fundit të shtatzënisë.

Regjistrojnë shkolla elite – Sipas hulumtimeve, njerëzit e lindur në shtator zhvillohen shumë më shpejt në fëmijëri të hershme. Gjithashtu, 20 për qind është mundësia më e madhe që për shkak të sukseseve të tyre në bankat shkollore do të ndjekin fakultetet më me renome.

Tipa sportivë – Të lindurit në shtator kanë predispozita fizike për t’u marrë me sport dhe ndër ta ka më së shumti sportistë elitarë.

Lulja e tyre e lindjes është Kata e Bukur (lat. Aster) – Simbol i dashurisë së fuqishme, Kata e Bukur apo Asteri është lule e atyre që janë lindur në shtator. Pos saj, disa marrin mushlinzë (Conovolvulusarvensis) e cila simbolizon dashurinë dhe sinqeritetin, ndërkaq këto janë edhe karakteristika për të cilat fëmijët e shtatorit të gjithë i adhurojnë.

Janë rezistues ndaj astmës – Hulumtimet kanë treguar që njerëzit e lindur në vjeshtë më së shpeshti janë alergjikë ndaj vezëve, kikirikut dhe qumështit. Mirëpo janë rezistues ndaj astmës.

Shumica kanë përjetuar moshë njëqindvjeçare – Njerëzit të cilët janë të lindur midis shtatorit dhe nëntorit më së shpeshti jetojnë edhe më shumë se njëqind vjet. Këtë e ka konstatuar studimi të cilin e ka bërë Universiteti i Çikagos me 1.500 njëqindvjeçarë. Njëri ndër shkaqet është që menjëherë pas lindjes u janë ekspozuar infeksioneve të shumta sezonale.

Shkruar Nga
More from Revista User

I nxehti, OSHEE: Tregoni kujdes në menaxhimin e energjisë

OSHEE u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në menaxhimin e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.