Njeriu i Hitlerit u bë vrasës për Mosadin!

Ky është tamam një triller i shërbimeve sekrete.

Përpara 55 vitesh u zhduk pa gjurmë një shkencëtar raketash.

Tashmë duket se është sqaruar fati i tij. 

Ai u vra për llogari të shërbimit sekret izraelit, Mosad.

Vrasësi ishte një nazist, një prej njerëzve më të besuar të Hitlerit.

Duket e pabesueshme historia e Otto Skorzeny dhe shkencëtarit Heinz Krug.

Por ajo është zbardhur tashmë falë gazetës së njohur izraelite, Haaretz, që i referohet burimeve të saj brenda Mosadit.

Ja si është historia:

Dr. Heinz Krug, që kishte punuar në kohën e nazistëve për legjendarin Wernher von Braun në programin e raketave, pas luftës do të prodhonte një raketë për Egjiptin.

Por më 11 shtator 1962, Dr. Krug, i njohur edhe si ‘Raketa Krug’ hipi me një të panjohur në një Mercedes 300 SE në Mynih.

Më pas nuk u pa më.

Izraeli donte me çdo kusht që të pengonte Egjiptin që të prodhonte një raketë.

Mes vendeve mbizotëronte lufta dhe Izraeli i druhej një Holokausti të ri.

Por Dr. Krug i kishte besuar mikut të tij, Skorzeny.

Ky i fundit ishte një mik i Hitlerit, kishte marrë prej tij Kryqin e Hekurt dhe Kryqin e Kalorësit.

Skorzeny ishte ai që e solli Duçen në Mynih.

Pas luftës, ai u arratis jashtë vendit.

Por Krug nuk e dinte se Skorzeny kishte ndërruar krah, por jo zanat.

Tani punonte për Mosadin izraelit.

Ishte Skorzeny që u fut në Mercedes me Dr. Krug.

Nga pas u vinte një makinë tjetër.

“Janë truprojat e mia,” tha Skorzeny.

Në një pyll, ai e ekzekutoi shkencëtarin.

Pastaj tre agjentë të Mosadit i hodhën acid sipër trupit.

Skorzeny vdiq nga kanceri në vitin 1975 në Madrid.

Ai nuk dha kurrë llogari për krimet e tij./Bild

Shkruar Nga
More from Redaksia

KQZ rihap kutitë e kontestuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori të mërkurën vendim për rihapjen e kutive...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *