Njihuni me dy restorantet shqiptare që renditen në top 10-shen e restoranteve më të mirë në Europë

Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet me restorantet më të mirë në Europë duke filluar nga Franca e deri në Gjermani.

Në një publikim mbi restorantet më të mirë europianë, Holliwood World Magazine, ka renditur dhe dy restorante të trevave shqiptare, një në Tiranë e tjetri në Prishtinë.

Si restorante që ofrojnë një shumëllojshmëri pjatash, me një interior interesant si dhe me një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse duket se Mullixhiu në Tiranë dhe Puro në Prishtinë kanë zënë respektivisht vendin e tretë dhe të dhjetë.

“Është një koncept kaq unik që integron mullinjtë e vërtetë, pjatat inovatore që riinterpretojnë kuzhinën shqiptare me shumë dashuri dhe respekt. Vetë arredimi është absolutisht i mrekullueshëm, një festë e vërtetë vizuale, e papërpunuar dhe e ngrohtë. Ishte dashuri me shikim të parë,”- shkruan Ilir Rizaj për NY Elite Magazine.

E ndërsa për Puro në Prishtinë shkruhet kështu: “Çdo gjë është trajtuar me efikasitet dhe vëmendje deri në detaj. Kam qenë në shumë restorante në të gjithë Kosovën dhe jashtë vendit dhe them me siguri se ky është një ndër restorant me një nivel të lartë të shërbimit, një atmosferë të bukur dhe relaksuese e cila vështirë të gjendet në ditët e sotme. Ushqim i shijshëm, atmosferë e mrekullueshme, muzikë e bukur, dhe gjithçka vjen në kohë.”

Ndër restorantet e tjerë europianë të cilët ia dolën të klasifikoheshin në listë ishin : Daroco (Paris, Francë), 893 Ryōtei (Berlin, Gjermani), Black Axe Mangal (Londër, Mbretëri e Bashkuar), La Degustation Bohême Bourgeoise (Pragë, republika Çeke), Pizzeria Kebab SoleLuna (Itali), Piz Boè Alpine Lounge (Itali), Diner in the Sky (Athinë, Greqi), Caru’ cu Bere ( Romani).

Shkruar Nga
More from Revista User

Ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj babait, arrestohet 24-vjeçari

Një i ri 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.