Njihuni me fshatin shqiptar që akoma ndjen nostalgji për Enver Hoxhën

Në vendin tonë edhe sot e kësaj dite ka akoma njerëz që e kujtojnë me nostalgji ish- diktatorin Enver Hoxha, madje këto njerëz jetojnë edhe sipas rregullave të komunizmit. Bëhet fjallë për një fshat në Elbasan, që quhet Labinot Mal, fshat që akoma e kujton me mall kohën e egër të komunizmit. Banorët e Labinot Malit njihen për rolin e rëndësishëm që luajti gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Labinot Mal 1

Picture 1 of 3

Ky fshat në rrethinën e Elbasanit e ruan monumentin e Enver Hoxhës brenda një shtëpie të një banori. Pikërisht në Labinot Mal u krijua Shtabi i Përgjithshëm i LANÇ i drejtuar nga Enver Hoxha. Pas çlirimit shtëpia ku u themelua Shtabi u kthye në Muze. Por ky muze u plaçkit pas shpalljes së demokracisë dhe veçanërisht në ngjarjet e vitit 1997.

Dashurinë që këta persona ndjejnë për Enverin e kanë shprehur haptazi shumëherë. Në vitin 2015 ata kërkuan që të ngrihet busti i Enver Hoxhës, por kjo kërkesë nuk është miratuar nga shteti.

Shkruar Nga
More from Revista User

U përfitua në mënyrë të paligjshme, sekuestrohen mbi 360 mijë m² në Spille

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar sekuestrimin e mbi 360 mijë metra katrorë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.