Njihuni me shpëtimtarët e fëmijëve në shpellën tajlandeze

Heronjtë, që punuan për të shpëtuar grupin e ngecur në shpellën tajlandeze, ishin një grup zhytësish ndërkombëtarë, që bashkëpunuan me ‘Navy Seals’ të Tajlandës.

BBC

Dymbëdhjetë djemtë dhe trajneri i tyre i futbollit në fillim u gjetën nga zhytësit britanikë, por përpjekja për t’i nxjerrë ata jashtë ishte vërtet një operacion global.

Disa zhytës të marinës tajlandeze morën pjesë në operacion. Një ish-zhytës i marinës, Saman Gunan, vdiq në shpelllë të premten e kaluar.

Pak informacion është bërë i ditur se kush u përfshi në operacion dhe si, kryesisht sepse shumica e pjesëmarrësve kanë ngurruar të flasin. Memdohet se ka patur duzina me zhytës- tajlandezë dhe të huaj-që janë bërë pjesë e operacionit. Këtu janë vetëm disa nga ata:

John Volanthen dhe Richard Stanton

Zëri i britanikut John Volanthen ishte i pari që djemtë dhe trajneri i tyre dëgjuan pas nëntë ditësh të ngecur nën tokë.

Ai dhe bashkëatdhetari i tij britanik, z.Stanton u thirrën nga autoritetet tajlandeze së bashku me një tjetër ekspert britanik shpellash, Robert Harper.

Treshja arriti në Tajlandë tre ditë pasi ekipi i futbollit u zhduk. Z.Volanthen, një konsulent IT dhe z. Stanton, një ish- zjarrfikës, janë pjesë e ekipit të shpëtimit të Uellsit jugor dhe qendror. Ata kanë marrë pjesë në një numër operacionesh shpëtimi në shpella, përfshirë Norvegjinë, Francën dhe Meksikën.

Richard Harris

Dr.Harris, nga Adelaide në Australi, ka eksperiencë me dekada në zhytje. Ai ishte mjeku që i ekzaminoi djemtë në shpellë dhe dha dritën jeshile që operacioni i shpëtimit të vazhdonte. Nëse djemtë do kishin qenë shumë të dobët, operacioni i shpëtimit do të kishte qenë shumë i rrezikshëm. I specializuar si anestezist, ai gjithashtu është trajnuar në ekspedita mjekësore dhe operacione shpëtimi. Sipas raportimeve nga media, dr. Harris ka marrë pjesë në eksplorime shpellash në Australi, Kinë, në ishujt e Krishtlindjeve dhe Zelandën e re.

Në 2011, ai nxori trupin e një shoku, zhytësi me eksperiencë Agnes Milowka, që i mbaroi oksigjeni gjatë një ekspedite ekstremisht të vështirë në Australinë Jugore. Mendohet se asistenca e tij në operacionin e shpëtimit në Tajlandë u kërkua specifikisht nga zhytësit britanikë.

Forca të shumta speciale tajlandeze ishin pjesë e përpjekjeve të shpëtimit. Më i dalluari është një doktor- i njohur gjerësisht si Pak Loharnshoon- dhe tre zhytës të tjerë, të cilëve akoma nuk u dihet emri, që dolën vullnetarë të rrinin me djemtë pasi ata u gjetën nën tokë një javë më parë. Dr. Pak është parë duke mjekuar plagët e një djali në një video që u postua në Facebook nga marinsat tajlandeze, javën e kaluar. Katër anëtare të personelit të marinës tajlandeze ishin të fundit që u larguan nga shpella të martën në mbrëmje.

Njësia e ‘Navy Seals’ u udhëhoq nga Arpakorn Yuukongkaew, admiral i Rear. Kur zhytësit akoma po mundoheshin të gjenin djemtë, ai po u jepte gazetarëve informacionet më të fundit për progresin e ngadaltë që po bëhej.

Saman Gunan

Oficeri i ndjerë Saman Gunan, 38 vjeç, ishte një zhytës i dalë në pension i marinës tajlandeze, që doli vullnetar në përpjekjet e shpëtimit.

Ai humbi vetëdijen në rrugën e tij në kompleksin e shpellave Tham Luang më 6 korrik, teksa po dërgonte bombola me oksigjen.

Partneri i tij i zhytjes u mundua ta sjellë në jetë, por nuk mundi dhe kështu trupi i tij u nxor nga shpella. Vejusha e tij i tha BBC: “Ai është cilësuar si hero për atë që ai ishte. Ai donte shumë të ndihmonte të tjerët, duke bërë punë vullnetare dhe bamirësi”.

Admirali Arphakorn tha se nuk do ta linte jetën e Gunan të shkojë kot. “Ne nuk do ta lëmë sakrificën e shokut tonë të shkojë dëm”.

Ben Reymenants

Belgu Ben Reymenants drejton një dyqan pajisjesh zhytje në Phuket. Ai mendohet se është pjesë e grupit që gjetën të parët djemtë ditën e hënë.

Claus Rasmussen është një zhytës danez që ka jetuar me vite në Tajlandë, duke punuar për disa shkolla zhytjeje.

Ai po punon aktualisht si instruktor në kompaninë e Ben Reymenants, ‘Blue Label Diving’. Ai është zhytur në shumë shpella në Azi dhe ka punuar në disa vende në Azinë Juglindore.

Mikko Paasi

Mikko Paasi, me kombësi finlandeze, është themeluesi i një qendre zhytësish në ishullin e vogël tajlandez Koh Tao, ku ai jep specializime në teknika zhytjeje.

Kjo do të thotë që ai fokusohet në zhytjet e shpellave dhe vendeve të ngushta.

Në 2 korrik, ditën në të cilën djemtë dhe trejneri i tyre u gjetën, gruaja e Mikko-s tha në Facebook se ajo e kishte dërguar të shoqin në Chang Rai për t’iu bashkuar përpjekjeve të shpëtimit në ditën e përvjetorit të tetë të martesës.

Ivan Karadzic

Ivan Karadzic, një danez që u shpërngul në Koh Tao disa vite pas z.Paasi. Tani drejtojnë së bashku qendrën e zhytjes.

Ai i tha BBC për frikën që ndjeu kur pa djalin e parë dhe një zhytës iu afrua atij nga distanca- duke mos e ditur a ishte një viktimë apo një fëmijë- dhe pastaj ndjeu një lehtësim kur pa se djali ishte mirë.

Për vdekjen e z. Gunan në përpjekjet finale të shpëtimit, z. Karadzic shkruajti në Facebook: “U prehsh në paqe. Ti je një hero”.

Erik Brown

Kanadezi nga Vankuver, Erik Brown është një instruktor teknikash zhytjeje.

Ai filloi të zhytej para një dekade dhe është bashkëthemelues i ‘Team Blue Immersion’, një shkollë teknikash zhytjeje në Egjipt.

Të martën në mbrëmje, ai shkruajti në Facebook se ai kishte bërë disa misione zhytjeje në 9 ditë, duke bërë gjithsej 63 orë brenda shpellave Tham Luang.

*Përktheu për Mapo.al, Shaqir Sulaj

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rama: SHBA rrëzoi përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës

    Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratës së SHBA, që i...
Read More