Njoftojnë Emergjencat Civile

Emergjencat Civile japin informacion për situatën e deritanishme nga përmbytjet në vend. Sipas njoftimit janë disa rrugë të bllokuara në mbarë vendin për shkak të vërshimit të ujërave. Kjo është situata e deritanishme.

Si pasoje e intensitetit te larte rreshjeve te shiut, aksi rrugor Kardhiq -Gjirokaster kalohet me veshtiresi pasi ka dale uji ne rruge tek pika e Viroit.

Aksi Fushe Kruje-Laç kalohet me veshtiresi pasi perballe lokal Arberia ne Fushe-Kruje ka dale lumi ne rruge.

Rruga e Ndroqit per ne Durres tani eshte drejt bllokimit per shkak te ujit qe po bllokon rrugen ne disa pika.

Te dyja krahet e autostrades Tirane- Durres jane te pa kalueshme.

Nga Durresi per te ardhur ne Tirane drejtuesit e mjeteve te qarkullojne ne aksin Durres-Vore-Rinas-Laknas-Kames.

Akset e tjera per momentin jane te kalueshme pa probleme.

Policia e Shtetit ka kaluar ne gadishmeri te perforcuar.

Te gjitha Repartet e FNSH, Tirane, Shkoder e Fier jane angazhuar ne mbeshtetje te Policive lokake per t’ju ardhur ne ndihme njerezve ne nevoje.

Policia Rrugore eshte 100% ne rruge ne te gjitha akset rrugore.

Policia e Rendit ka shtuar patrullat te cilat jane ne gadishmeri per te nderhyre ne rast nevoje.

Policia e Shtetit po bashkepunon ngushtesisht me Emergjencat Civile, Ushtrine, Zjarrfikesit dhe ARRSH per te menaxhuar situaten.

Shkruar Nga
More from Revista User

Qeni ‘pengoi’ dasmën, çifti bëhet hit në internet

Në çift në Brazil megjithatë priti një musafir të panjohur, me katër...
Read More