Nostalgjikët e Enverit në homazhe me fotot e ish-diktatorit, ja si shprehen

homazhe

Me foto në duar e me pankarta, nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha zhvilluan homazhe tek “Varrezat e Dëshmorëve”. Ata nuk kanë munguar as në këtë përvjetor ku përkujtohen Dëshmorët që kanë dhënë jetën për liri, me foto të ish-dikatatorit kominist.

Kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë, Qemal Cicollari, u shpreh se 5 maji është ekskluzivitet i Partisë Komuniste që organizoi luftën për çlirimin e atdheut.

“Tjetër histori nuk ka. E vetmja parti që ka organizuar popullin shqiptar në luftë është PKSH. Ajo ka ekskluzivitetin, duan apo nuk duan forcat e tjera politike. Para të vërtetës historike të bien në gjunjë të gjitha forcat e tjera”, theksoi ai.

E ndërsa një prej nostalgjikëve, theksoi se Enveri është njeriu që e njeh bota dhe jo vetëm Shqipëria. “E njeh Kina, e njeh Rusia. Tito donte ta bënte Shqipërinë Republikë të shtatë, por Enveri i tha ik, largohu. S’kam qenë komunist, por jam bërë pas ’90-ës”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë është Superorgazma dhe a ekziston vërtetë?

Mos u ndjeni të paditur nëse nuk keni dëgjuar më parë për...
Read More