Nostalgjikët e Enverit përplasen me mbështetësit e PD-së, video

Është bërë e zakonshme që në çdo ditë përkujtimore e luftërave apo datave historike, të ketë edhe nostalgjikë të Partisë Komuniste dhe të Enver Hoxhës.

Edhe sot në pritje të ceremonive zyrtare ku pritet të jenë të pranishëm Presidenti, Kryeministri dhe lideri i opozitës, skenën e kanë rrëmbyer për momentin disa nostalgjikë të pakët komunistë, të cilët si çdo vit janë shfaqur me pankarta në nder të diktatorit Enver Hoxha dhe figurave të tjera kyçe të Luftës së Dytë Botërore.

“Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”, shkruhet në një prej pankartave që janë vendosur pranë varrezave të Dëshmorëve të Kombit.

Ashtu si çdo vit, edhe sivjet një grup përkrahësish të Partisë Komuniste dolën te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, të pajisur me pankartat e Enver Hoxhës.

Por ndryshe nga sa ndodhi në të shkuarën, sivjet pati një përplasje fizike.

Në prag të mbërritjes së kreut të PD, Lulzim Basha, duket se disa demokratë janë acaruar nga prania e nostalgjikëve të diktatorit.

Nostalgjikët e kanë pushtuar skenën përpara mbërritjes së Bashës.

Por teksa ata thërrisnin “Enver Hoxha”, njëri iu është kthyer: “Enver Hoxha të q… r…”.

Në njërën prej pankartave të tyre shkruhet: “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha”.

Incident ka ndodhur tek Varrezat e Dëshmorëve, ku një grup nostalgjikësh të diktatorit Enver Hoxha, janë përplasur me mbështetësit e Partisë Demokratike.

Në homazhet që janë zhvilluar me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, nostalgjikët e Enver Hoxhës kanë shkuar me fotografitë e diktatorit.

Ata mbanin pankarta në duar me foton e Enver Hoxhës.

Përplasja zgjati vetëm disa minuta pasi ndërhyri policia dhe parandaloi përshkallëzimin e situatës.

Në 11:00 pritej që kryetari i PD-se të  bëjë homazhe para monumentit “Nëna Shqipëri”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Il Padrino’: Ceremonia e varrimit që kaloi në heshtje

Ndërsa e gjithë vëmendja dje ishte përqëndruar në Bularat ku po mbahej...
Read More