Nuk jemi në prag zgjedhje, por Basha foli si kryeministër në hije: Tani është radha jonë

Vitin që vjen janë zgjedhjet lokale. Këtë qershor nuk pritet që të ketë zgjedhje të parakohshme. Të paktën kështu paralajmëroi kryeministri Rama dy ditë më parë.

Por kryetari i PD-së, Lulzim Basha foli në Kuvendin Kombëtar si një kryeministër në hije duke premtuar se cfarë mund të bëjë PD-ja kur të vijë në pushtet.

“Tani është radha jonë”, tha ai në Kuvend. Basha premtoi gjithashtu se reforma në drejtësi do të vijojë edhe kur PD-ja do të jetë në pushtet.

Revista Mapo sjell disa nga qëndrimet e Bashës:

-Ne do i garantojmë Shqipërisë një qeverisje njerëzore, që respekton qytetarin, familjen, punën, një qeverisje tek e cila qytetarët besojnë…

-…Do ia shkulim policinë nga dora oligarkisë së krimit dhe do ia kthejmë qytetarit…

-Ne do vazhdojmë reformën në sistemin e drejtësisë për të garantuar që qytetari, sipërmarrja dhe kushdo tjetër të marrë drejtësi të pavarur

-Ne do investojmë burime të rëndësishme njerëzore dhe financiare, do kërkojmë me ngulm mbështetjen e Bashkimit Europian dhe SHBA-ve dhe do garantojmë bashkëpunim dinjitoz me ta…

-Ne do çlirojmë tregun, ekonominë shqiptare nga pesha e rëndë që i ka vendosur qeveria socialiste…

-Do kryejmë kthimin dhe kompensimin e pronës private, regjistrimin dhe sigurimi i titujve të saj. Ndjese për mosrealizimin e këtij premtimi.

-Kontratat koncensionare abuzive do të shfuqizohen. Asnjë koncesion aty ku ka monopol.

-Ne do i ulim taksat më shumë se çdo qeveri tjetër në këto 26 vjet për t’i shërbyer me përulësi sipërmarrjes, individit, rritjes ekonomike dhe punësimit, sidomos atij mes të rinjve. Shqipëria do jetë vendi me taksa më të ulta në rajon.

-Do ulen taksat mbi karburantin dhe energjinë që sjell ulje të çmimit të tyre dhe të kostove të prodhimit të çdo sektori ekonomik si dhe të kostos së jetesës.

-Ne do garantojmë investime kapitale në ndihmë të bujqësisë me mbi 50 milionë euro ne vit, që bujqësia të ujitet dhe jo të përmbytet, të ketë infrastrukture dhe tregje dhe mbi 100 milion euro vit si mbështetje e drejtpërdrejtë për fermerët.

-Fermeri shqiptar do marrë 100 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë, ne mënyrë transparente. Jo përmes grumb-ulluesve, as importuesve, as tregtarëve të naftës apo të plehrave kimike.

-Reforma në arsim do të fillojë me anullimin e ligjit për arsimin e lartë, për të garantuar që të gjithë të rinjtë shqiptarë të mund të përballojnë arsimin pa asnjë diskriminim tarifor.

-Studentëve shqiptarë që mbarojnë studimet, në bazë të meritës do u garantojmë stazhe të paguara me 20.000 Lek në muaj duke ndërtuar kështu urën e tyre për tek tregu i punës.

-Dua tu them sot të gjithë të rinjve të mos e shohin politikën si humbje kohe, por si një mundësi e madhe për të ndryshuar vendin.

-Sot, thuajse 30 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, ne ndodhemi sërish në udhëkryqin e fatit! Unë e mbaj mend si sot Rënien e Murit. Isha vëtm një gjimnazist 15 vjecar dhe e mbaj mend mire

-Tani është radha jonë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Rritet niveli i ujit në Shkodër: Sipërfaqja e përmbytur shkon në 2620 ha

Ka shkuar në 2620 ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Ministria e...
Read More