Nuk ka kthim mbrapa…



ngjelazNga Spartak Ngjela

Ky është gjykimi për ta përcaktuar saktë të gjithë gjendjen rrethanore të ndryshimit shqiptar. Por janë dy këmbëngulje që përplasen me njëra-tjetrën, dhe një pranim, që konstatohen ndërkaq në politikën shqiptare. Cilët janë këta?

Dy këmbënguljet janë: këmbëngulja amerikane për të shkatërruar korrupsionin shqiptar, dhe këmbëngulja hallemadhe e Saliut për të ndaluar gjithçka që ka të bejë me progresin shqiptar antikorrupsion.

Sigurisht që do të fitojë e para.

Pse, vërtet që është e pakuptueshme për Sali Berishën se Asamblea Parlamentare e Natos nuk vjen të mblidhet në Tiranë për nder të “ushtrisë së madhe dhe moderne” që ka Shqipëria? Jo Sali, vjen për sfidën historike të Shqipërisë moderne.

Te gjithë fqinjët, që gjithmonë kanë qenë kundërshtarë të historisë sonë kombëtare, janë të habitur me mbrojtjen që po na bëhet. Por ja që këtë nuk e do i gjithe tabori berishian në Shqipëri. Në fakt këtë bashkim berishian, historia do ta quajë “bashkimi për tokën dhe paratë e vjedhura”. Por ky përbetim është qesharak. Nuk e pranon perspektiva historike. Atëherë, pse lodhet kot tabori Berisha? Sepse janë ende parapolitikë në mendim autorët e përbetimit

Po Rama kryeministër, ku ndodhet në ketë përplasje që do ta ketë fundin e vet në muajin qershor të këtij viti? Në fakt, ky është pranimi. Ai e ka pranuar reformen amerikano-gjermane në Shqipëri. Firmosi dje me vendim qeveritar dhe ardhjen e FBI -së në Shqipëri; domethënë e ka pranuar sfidën e kohes.

Atehere, çfarë do të ndodhë?

NATO vjen e mblidhet këtë muaj në Tirane, në Tirane vjen ndërkohë dhe zv. Presidenti amerikan, Biden. Edhe ministri i Jashtëm amerikan Xhon Kerri, vjen ndërkohë në Tirane. Te gjithe për Reformën. Po tabori i Berishes çdo të bëjë?

Une e kam thene: ky është “biçaku i Çeços”.

Të gjithë do shkojnë të votojnë Reformën në Parlament, edhe pse e kanë të pamundur që ta pranojnë sfidën e saj.

Ne fakt, Reforma në Drejtësi është sfida më e madhe që shqiptarët do të bëjnë në mbrojtjen dhe në garantimin e historisë së progresit të tyre modern.

Muaji qershor i ketij viti, tani nuk është më larg.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Edi Ramës i duhet një konflikt i ri

Nga Armand Shkullaku Fjalimi i kryeministrit Rama të enjten në mbrëmje, ndonëse...
Read More