“Nuk ka zgjidhje politike për sa kohë që Asadi është në pushtet”

nikki-haley

Ambasadorja e Përhershme e SHBA-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka thënë se “nuk kas mundësi që të ketë një zgjidhje politike në Siri për sa kohë Asadi do të jetë në pushtet”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto deklarata Haley i ka bërë gjatë një paraqitje televizive në CNN, ku ka vlerësuar politikën e SHBA-së për Sirinë.

Pyetjes se, “Nëse është politika e SHBA-së për ndryshimin e regjimit në Siri”, Haley është përgjigjur:

“Kemi më shumë se një prioritet. Prioritetit i vetëm i joni nuk është ikja e Asadit. Ne po mundohemi të fitojmë kundër DEASH-it. E dyta, për sa kohë që Asadi të jetë në pushtet nuk mund të ketë një zgjidhje paqësore. E treta, dobësimi i ndikimit iranian. Përmes të gjitha këtyre pikave, ne mendojmë që regjimi mund të ndryshojë. Nëse do të shikoni situatën aktuale atje, mendoj që me Asadin nuk mund të kemi një qeveri paqësore dhe stabiliteti”.

Ndërsa një pyetjeje se nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të vazhdojë me ofensivën ushtarake në Siri, Haley tha: “Nëse duhet të bëjë më shumë, do ta bëjë. Zhvillimet e mëtejshme varen nga reagimet për ato që ndodhin në Siri”.

Haley në vijim tha se ata dëshirojnë që të nisin punën për një zgjidhje politike në Siri, me qëllim ardhjen e paqes dhe stabilitetit në vend.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vendimi për emigrantët, Trump krahasohet me Hitlerin dhe Musolinin

Pas bllokadës së bërë nga Trump për emigrantët, parlamenti britanik ka mbajtur...
Read More