“Nuk kam më lot për të qarë…”

Ariana Grande është rikthyer me një këngë të re për herë të parë që prej sulmit terrorist ku u vranë 22 persona gjatë koncertit të saj në Manchester Arena, vitin e kaluar.

No Tears Left To Cry është kënga e saj e re, e cila është një “himn” për  pasojat e tmerrshme që shkaktoi akti terrorist.

“Nuk kam më lot për të qarë”, thotë kënga, “kështu që unë po dashuroj, po jetoj dhe po eci përpara”. Në mënyrë lirike, Grande vendos të kapërcejë frikën dhe urrejtjen “edhe kur bie shi”.

Sipas menaxherit të saj, humbja e 22 personave si pasojë e barbarizmit gjatë koncertit të saj, e ka lënë yllin në një gjendje të rënduar emocionale.

Vetëm dy javë pas sulmit ajo mbajti një koncert bamirëse dhe sensibilizimi të quajtur “One love”.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 30 maj

Dashi Jeni shumë të pavendosur lidhur me disa rreziqe me të cilat...
Read More