Nuk kanë fund problemet për Trump, FBI-ja i bastis zyrat e avokatit

FBI ka bastisur zyrat e Michael Cohen, avokati personal i presidentit amerikan Donald Trump.

Ekspertët thuhet se kanë vepruar me një “referim” nga avokati special Robert Mueller, i cili po heton sulmet e dyshuara të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Ekspertët e FBI sekuestruan biseda midis Cohen dhe klientëve të tij, tha avokati i që ka marrë Cohen në një deklaratë pas bastisjes së zyrave.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe dokumente që kanë lidhje me një pagesë për një aktore pornografike që ka deklaruar se do flasë për raportin e saj intim me Trump, thonë mediat amerikane.

“Sot Zyra e Prokurorit të Shtetit të Nju Jorkut ka ekzekutuar një sërë urdhërash kontrolli dhe ka konfiskuar komuniket midis klientit tim Michael Cohen dhe klientëve të tij”, tha avokati i z. Cohen, Stephen M Ryan në një deklaratë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Samiti i NATO-s, Rama publikon foton me Trump…

  Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO-s, kryeministri Edi...
Read More