“Nuk na shet, se e shesim ne”: Çfarë pritet nga dosja e Saimir Tahirit

Çështja e Saimir Tahirit është rikthyer në vëmendjen e opinionit publik këto ditë, kur në krye të organit të akuzës është votuar Arta Marku.

Mediat pranë të djathtës thonë se kryeprokurorja po jep sinjale pozitive për Tahirin, pasi atij iu rikthye pasaporta.

Por vetë ambasadori amerikan ka deklaruar se do ofrojë hetues amerikanë për dosjen e Tahirit.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës Lulzim Basha bëri një deklaratë interesante nga Vlora.

“Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet – nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty,” tha Basha.

Vetë Saimir Tahiri ka lëshuar disa sinjale se mund të flasë, duke u shprehur se ‘nuk keni parë gjë akoma’.

A janë këto thjesht komente politike?

Mbetet për t’u parë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Film dhe kulinari: Spanjollët, me premierë botërore për Shqipërinë e ’97-ës

Mbrëmë, deri më 8 korrik, në kinemanë “Mitrush Kuteli” në Pogradec ka...
Read More