Nuk ndalen zjarret, brenda 24 orësh 8 vatra të reja në të gjithë Shqipërinë

Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në pyje e kullota në qarqet Shkodër, Elbasan, Dibër, Vlorë e Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për raste zjarresh dhe vatra te vogla që kanë qenë aktive janë shuar. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Shkodër.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe hambullore në afërsi të disa banesave në fshatin Goraj, Njësia Administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe hambullore.

Qarku Dibër.

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave në lagjen “Llixha” të qytetit Peshkopi. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Dibër ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe në fshatin Paulesh, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe pylli me pemë ahu tek Mali i Babjes, në vendin e quajtur “Zalishte”, të fshatit Babje, Njësia Administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me 6 vetë, të cilët të ndihmuar nga 4 punonjës të pyjores kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha sipërfaqe me pyll ahu.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra pranë pyllit me pisha në lagjen “Xhami” të qytetit Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.4 ha me shkurre dhe ferra.

Ka rënë zjarr ne sipërfaqen me shkurre e ferra në kurorën me ullishte pranë lagjes “Vullnetari” të qytetit Elbasan. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete dhe 9 zjarrfikës, të cilët për shkak të terrenit të thyer punuan me mjete rrethanore dhe arritën të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 1 ha me shkurre e ferra dhe 3 rrënjë ullinj të moshës së vjetër.

Qarku Vlorë.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre të ndryshme në fshatin Shkozë, Njësia Administrative Sevaster, bashkia Selenicë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet me 10 forca zjarrfikëse, si dhe me 5 banorë të fshatit, të cilët me pompa shpine dhe me mjete rrethanore kanë arritur të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha sipërfaqe me shkurre të ndryshme.

Qarku Gjirokastër.

Ka rënë zjarr në barishte dhe shkurre në vendin e quajtur “Lëmi i Jahos” në fshatin Riban, Njësia Administrative Dëshnicë, bashkia Këlcyrë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Këlcyrë ka dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin të ndihmuar nga 3 forca të pyjores, 2 punonjës të policisë së rendit dhe 3 banorë të fshatit. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me barishte dhe shkurre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Turqi, gjendet statuja e perëndeshës në rrënojën e anijes së mbytur

Një pjesë e një skulpture gjigante të një perëndeshe u gjet në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.