Nuk ndihej mirë gjatë udhëtimit, policia i jep ndihmë qytetarit nga Kosova

Policia Shqiptare dhe ajo Kosovare janë angazhuar për t’ju ardhur në ndihmë të qytetarëve në nevojë. Siç raporton policia, mësohet se këto struktura i kanë dhënë ndihmë një shtetasi nga Kosova, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij për pushime në Shqipëri dhe gjatë rrugës nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, ndërsa ka kërkuar ndihmë.

Policia menjëherë ka njoftuar autoambulancën duke i ardhur në ndihmë qytetarit nga Kosova. Punonjësit e Policisë Shqiptare dhe Kosovare kanë shoqëruar autoambulancën si dhe automjetin me gjithë familjarët e të sëmurit për në spitalin e Lezhës.

“Shtetasi nga Kosova pas marrjes së ndihmës mjekësore, ka vijuar rrugën për në destinacionin ku do të kalonte pushimet së bashku me familjen e tij. Ai ka falënderuar përzemërsisht Policinë Shqiptare dhe atë të Kosovës për ndihmën e dhënë atij dhe familjes së tij, i cili ka theksuar se ky bashkëpunim mes dy Policive është më shumë siguri për drejtuesit e automjeteve, shërbim më i kulturuar, çka rrit më shumë besimin e qytetarëve tek dy Policitë”, citohet në njoftimin e policisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ja si mund të humbisni 5 kilogramë për 5 ditë (menuja e plotë)

Si mund të orientoheni në tregun e ndërlikuar ku gjej veç ushqime...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.